1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zvicra u kërkon tre shqiptarëve të ndërrojnë skuadrat

Më të lexuarat

Tre futbollistët e Përfaqësueses së Zvicrës, shqiptarët Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili urgjentisht duhet të ndërrojnë mjedis në fund të këtij edicioni, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
Sipas së përditshmes zvicerane, në rast se këta tre futbollistë nuk largohen nga skuadrat aktuale, atëherë minutazhi i tyre mund të jetë i vogël te Përfaqësuesja e Zvicrës që po lufton për një vend në “Euro 2016” që do të mbahet në Francë, shkruan sot “Koha Ditore”.
 
Ndeshjen e ardhshme eliminatore, Zvicra e luan më 14 qershor kundër Përfaqësueses së Lituanisë.
 
Mesfushorët Behrami (30) e Xhemaili (29), para fillimit të këtij edicioni, u larguan nga skuadra e Napolit për të vazhduar karrierën te Hamburgu, përkatësisht Galatasaray.
 
Ndërsa, sulmuesi Mehmedi (24) në muajin janar të vitit të shkuar iu bashkua skuadrës së Freiburgut nga Dynamo Kievi.
 
Mehmedi ka kontratë me skuadrën e Freiburgut deri në vitin 2019, kurse këtë edicion ka shënuar shtatë gola në 31 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit