0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zvicra thotë se mban mbi 7 miliardë euro asete dhe rezerva të Bankës Qendrore të Rusisë

Më të lexuarat

Një total prej 8.3 miliardë dollarësh [7.5 miliardë euro] rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në shtetin e Zvicrës.

Këtë fakt e bëri të ditur Ministria zvicerane e Ekonomisë.

Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, ngjashëm siç funksionon në Bashkim Evropian.

Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar.

Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, shteti helvetik ka edhe asete të tjera të ngrira në vlerë të rreth 7.5 miliardë frangave zvicerane [7.7 miliardë euro].

Këto u përkasin njerëzve, kompanive ose organizatave që janë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të sulmit rus në Ukrainë, sulm ky që nisi në muajin shkurt të vitit 2022.

“Diskutimet po vazhdojnë në BE nëse asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse duhet të përdoren për investime dhe të ardhurat e tyre të përdoren për rindërtimin e Ukrainës”, tha Qeveria e Zvicrës.

Përveç BE-së, shumë shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve të ndryshëm të Rusisë si dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin. /REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit