-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zvicra tani me kurse për imamët

Më të lexuarat

Universiteti i Gjenevës, duke filluar nga viti i ri akademik do të ofrojë kurse kualifikimi të mëtejmë për imamët. Pjesëmarrja është vullnetare dhe duhet t`i kontribuojë integrimit më të lehtë të imamëve në Zvicër.

“Misioni ynë nuk është t`i arsimojmë imamët por që të kontribuojmë në integrimin e tyre”, ka thënë rektori i Universitetit të Gjenevës Yves Flückiger në një intervistë të botuar sot në gazetën “Tribune de Geneve”.

Oferta e kursit është bërë bazuar në kërkesat e Kantonit të Gjenevës, i cili edhe do ta bëjë bashkëfinancimin e tij, transmeton albinfo.ch.

Universiteti i Gjenevës llogarit për fillim se kursi do të ketë 10 deri 12 pjesëmarrës. Ndërsa ky trajnim është i hapur edhe për persona të cilët japin mësim në institucione islamike.

Lëndët të cilat do të ligjërohen janë: gjuha frënge, filozofia politike, të drejtat e njeriut dhe etika.

Veç këtyre, në program janë paraparë edhe ligjërata mbi teologjinë islamike, konferenca mbi islamin etj. të cilat do të jenë të hapura për të gjithë studentët dhe të interesuarit tjerë nga Universiteti i Gjenevës.

Me këtë program synohet ngritja e një “platforme për islam të avancuar”., përcjell albinfo.ch. Për fillim, kjo ofertë do të jetë falas por me kohë mund të ndryshojë, ka thënë Flückiger.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit