13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Zvicra në alarm, dyshohet se sulmuesit e ngjarjeve të Paris ndodhen në Gjenevë

Më të lexuarat

Autoritetet zviceranë janë vënë në alarm, pasi dyshohet se personat që shkaktuan sulmet në Paris ndodhen në këtë shtet.

Një dyshim i vogël ka ngritur në këmbë policinë dhe vendi është përfshirë nga frika e një sulmi terrorist. Autoritetet zvicerane u informuar se katër burra të përfshirë në mizorinë që la 130 të vdekur kanë qenë në qytet.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ka një prani të shtuar të policisë së armatosur në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Në kuadër të hetimeve të kryera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, pas sulmeve në Paris, policia e Gjenevës dhe e partnerëve të saj janë në kërkim të njerëzve që dyshohen si terroristë, të cilët janë vërtetuar nga Konfederata Zvicerane”, thuhet në një deklaratë të departamenti të sigurisë së Gjenevës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit