3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zvicra me papunësinë më të ultë në Europë dhe prapë proteston

Më të lexuarat

Kosova, vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Europë, ditën e punëtorëve, 1 Majin, e ka shënuar me festa të organizuara nga qytetarët nëpër hapësira të rezervuara për rekreacion, në pjesë të ndryshme të vendit.

Ndërsa, për dallim nga Kosova, në Zvicër, vend me shkallën më të ulët të papunësisë dhe pagat më të larta në Europë, kjo datë është shënuar me protesta, që nuk ka arritur t’i ndaloj as shiu i pandërprerë.

Në shumë qytete të Zvicrës janë organizuar marshe protestuese dhe tubime të sindikalistëve dhe partive politike të majta që tradicionalisht e shënojnë këtë festë.
 
Shiu i madh që ka rënë pa pushim në pothuaj gjithë Zvicrën, nuk ka qenë pengesë për grumbullimin e mijëra qytetarëve nëpër sheshe për të shënuar Ditën e Punës, Një Majin. Me këtë rast, në shumë qytete të Zvicrës janë organizuar marshe protestuese dhe tubime të sindikalistëve dhe partive politike të majta që tradicionalisht e shënojnë këtë festë.
 
 
Në Bazel, nën reshje të pandërprerë të shiut janë tubuar rreth njëmijë veta në demonstratën e organizuar nga sindikatat. Vania Alleva, bashkëkryetare e sindikatës Unia në fjalën e saj ka folur kundër qëndrimit të kursimit të paarsyeshëm, nga i cili, në kuadrin e debatit mbi kursin e frangut po përfitojnë neoliberalët.
 
Në Freiburg para të tubuarve ka folur kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Christian Levrat. Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet në fushën e politikës së migracionit pastaj edhe ndaj të punësuarve të moshuar, grave etj.
 
“Në Zvicrën e pasur nuk është në rregull që njeriu 50 vjeçar të frikësohet për humbjen e vendit të tij të punës”, ka thënë ai. Levrat ka folur edhe për diskriminimin e grave në paga, raporton srf.ch.
 
Ndërsa në Cyrih, në sheshin Sechseläutenplatz janë tubuar rreth 10 mijë veta që kanë protestuar kundër dumpingut të pagave, luftës dhe krizës. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit