2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zvicerani që dëshiron ta fusë fenë islame në suaza shtetërore

Më të lexuarat

Zvicerani Pascal Gemperli nga Kantoni Thurgau në Zvicër, jeton në Morges pranë Liqenit të Gjenevës dhe është konvertuar nga katolicizmi në fenë islame. Tridhjeteshtatëvjeçari aktualisht është si përfaqësues i të Gjelbërve në Këshillin komunal dhe dëshiron ta ndihmojë bashkësinë islame në njohjen zyrtare shtetërore. Ky do të ishte një rast precedent në Zvicër.

“Unë ndjehem si turgovien“, është i mendimit Gemperli, i cili si shenjë të vetme nga Kantoni Thurgau ka një kartelë të bankës. Që nga viti 2012, ai është duke udhëhequr me Unionin e shoqatave myslimane të Kantonit Vaud (Uvam) dhe me këtë rast, mund të bëhet personi i cili mund të ndihmojë në njohjen shtetërore të bashkësisë islame. Që nga ndryshimi kushtetues i vitit 2003, për dallim nga Kantoni Thurgau, Vaudi mundëson njohjen e bashkësive të tjera religjioze.

Ky, do të ishte një rast precedent për myslimanët në Zvicër dhe një shenjë „me efekt sinjali“. „Ne duhet të krijojmë më tepër mirëkuptim reciprok, pa marrë parasysh religjionin, pasi këtu së bashku jetojmë myslimanë dhe të krishterë“, ka deklaruar Gemperli për „Tagblatt.ch“, transmeton „Shtegu.com“. Gemperli është rritur me vëllain e tij si një fëmijë i një martese të ndarë në Münchwilen. Paraprakisht, ai veten e ka përshkruar se nuk ka qenë aq religjioz, edhe pse xhaxhai i tij ka qenë prift, ndërsa personalisht alltar. Ai përfundoi një profesion si elektromontues në ëil. Në atë kohë ai kishte mësuar aq shumë, sa që familja e tij ishte befasur. Gjatë një studimi inxhinierik në Winterthur, me rastin e një programi këmbyes, ai u transferua në Lozanë. „Shkova atje për të mësuar gjuhën“, por nga një qëndrim i shkurtër, ai mbeti atje plot 15 vite.

Në Lozanë studioi mediet dhe biznesin. Më pas, ai u martua me një shoqe të studimeve nga Maroko, por „Ajo nuk ka qenë arsyeja që unë u konvertova në Islam“, ka pohuar Gemperli. Me Islamin ai kishte ardhur në kontakt, qysh në Kantoni Thurgau. Një mik i tij e kishte shqoëruar në xhaminë e Wilit. Procesi i ndërrimit të fesë i kishte ardhur spontanisht dhe në vitin 2001, ai kishte dhënë dorëheqje me shkrim nga kisha katolike. Gemperli rrëfen se kjo ngjarje në mendjen e tij është shumë e freskët, sikur t`i ketë ndodhur dje: „Isha i ulur në autobus në Lozanë dhe mora vendimin“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit