0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zviceranët i hanë gishtin kosovarit dhe i grabisin 8 mijë euro

Më të lexuarat

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova por me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin dy grabitësve.

Një çift nga Zvicra kanë rënë në prangat e policisë kroate për grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar të Crikvenicas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic. M, 22 vjeç, dhe Nadja. B, 45 vjeçe, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë e Anton Laçit, 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci.

Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61 vjeçari. Cederic. M ka nxjerrë një thikë dhe me dorezën e saj dhe grushta ka goditur në kokë disa herë Anton Laçin.

Pas kësaj ata kanë marrë disa bizhuteri në vlerë prej 8000 euro dhe janë drejtuar drejt derës për të dalë. Por pronari i argjendarisë ka tentuar ti ndalojë, duke u përleshur me ta.

Në “luftë” me 22 vjeçarin zviceran, ky i fundit i ka kafshuar gishtin tregues të dorës së djathtë, duke i këputur një copë të tij, transmeton kp. Gjykata në Riekë ka urdhëruar arrestimin e tyre të menjëhershëm për shkak të mundësisë së largimit nga shteti për t’i ikur gjykimit.

Gjykata ka shtruar mundësinë e garancisë për liri prej 120.000 euro, por çifti zviceran nuk ka pasur mundësinë për ta paguar këtë shumë. Arrestimi i tyre u bë në dhomën e hotelit ku edhe u konfiskua një pistoletë me silenciator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit