-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Zvicër, refuzohet apeli i nxënësve muslimanë ndaj “detyrimit për shtrëngim duarsh”

Më të lexuarat

Refuzohet apeli i dy nxënësve sirianë muslimanë ndaj vendimit për “detyrim për shtrëngim duarsh gjatë përshëndetjes” që ishte miratuar pasi dy nxënësit në fjalë kishin refuzuar të shtrëngonin duart me mësueset e tyre në qytetin e Bazelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin zviceran, këshilli i shkollës Therwil ka marrë vendimin që nxënësit nuk do të mund të refuzojnë t’i shtrëngojnë duart me mësimdhënësit e tyre për shkaqe fetare.

Kryetarja e Departamentit të Arsimit në Bazel, Monica Gschwind, në një deklaratë me shkrim është shprehur se rituali i përshëndetjes me shtrëngim duarsh ka vend të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën zvicerane dhe se vendimin në fjalë e kanë pritur me kënaqësi.

Familjet e nxënësve posedojnë të drejtën ta bartin rastin në Këshillin e Arsimit në Bazel, duke apeluar kështu ndaj vendimit të shkollës.

Ndryshe, në fillim të muajit prill të këtij viti, dy nxënës muslimanë të moshave 14 dhe 16-vjeçare kishin refuzuar të shtrëngonin duart me mësueset e tyre për shkaqe fetare, me çka në muajin maj këshilli i arsimit i qytetit kishte marrë vendim kundër nxënësve duke e bërë të detyrueshme shtrëngimin e duarve me mësueset femra sipas nevojës.

Duke mos e respektuar vendimin, familjet e nxënësve ishin dënuar me gjobë prej pesë mijë frangash.

Në vendim thuhej se shtrëngimi i duarve me gjininë femërore nuk bie ndesh me parimet themelore të Islamit.

Pas ngjarjes së mosshtrëngimit të duarve, nxënësit ishin lejuar të veprojnë të lirë derisa të merrej një vendim në lidhje me ta, ndërkohë që qeveria e Zvicrës dhe institucionet e tjera e kishin kritikuar këtë lejim. Ministrja e Drejtësisë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, duke e kritikuar vendimin, kishte thënë se shtrëngimi i duarve është pjesë e kulturës zvicerane.

Po ashtu, ishte pohuar se aplikimet e familjeve të këtyre dy nxënësve për shtetësi në Zvicër ishin pezulluar.

Nga ana tjetër, zyrtarët zviceran kanë refuzuar aplikimet për shtetësi të dy vajzave muslimane, të moshës 12 dhe 14-vjeçare, të cilat në muajin qershor nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në lëndën e detyrueshme të notit dhe në kampingje.

Kryetari i Komitetit për Shtetësi në Bazel, Stefan Wehrle, në deklaratën e tij në lidhje me këtë çështje, kishte thënë se ata që dëshirojnë të bëhen shtetas të Zvicrës duhet t’i përmbahen sistemit arsimor të vendit.

Ndërkaq, apeli i familjeve muslimane që fëmijët e tyre të mos marrin pjesë në orët e notit ishte refuzuar. Gjithashtu, ndaj familjeve të fëmijëve që refuzuan të marrin pjesë në orët e notit, u vendosën gjoba.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit