2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Zv ministri Nimetulla Halimi e pranon, vetura me pjepër në treg është veturë zyrtare, thotë se punon në favor të shqiptarëve

Më të lexuarat

Vetura me pjepër në tregun me shumicë në Shkup është pronë e Ministrisë për transport dhe lidhje, pranojnë për Portalb nga kabineti i zëvendësministrit nga radhët e BDI-së, Nimetulla Halimi, mirëpo si që thonë ata, zv/ministri për nevojat dhe detyrat zyrtare shfrytëzon veturë tjetër dhe atë të tipit “Seat Ibiza” dhe “Nissan Jeep”.

Në fotografi shihet keqpërdorimi i kësaj veture ndërsa në media u hap pyetja se mos vallë Halimi merret me shitje të pjepërve përpos detyrës së tij zyrtare si zëvendësministër.

Nga kabineti i tij thonë që kjo nuk është e saktë ndërsa ditën kur janë bë fotografitë dhe publikimi i lajmit Halimi ka qenë në qëndrim katër ditor në Shqipëri nga ku eshtë kthyer të hënën afër mesnate.

“Lajmi dhe fotografitë e publikuara kanë për qellim prishjen e imazhit dhe veprimtarisë së Halimit nga persona të caktuar. Zv ministri në mënyrë aktive dhe të palodhëshme prej ardhjes në këtë funksion mund të përmendet vetëm për vepra, punë dhe angazhime në favor të të gjith shqipëtareve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve në të gjithë vendet punuese në ministri. ” thonë për Portalb nga kabineti i Halimit duke mos u përgjigjur pyetjeve të tjera, kush dhe pse ka keqpërdorur këtë veturë.

Mirëpo si duket Nimetulla Halimi është i palodhshëm në punën dhe angazhimin në favor të të gjithë shqiptarëve në këtë ministri prandaj dhe hap biznese të tjera duke keqpërdorur dhe veturat zyrtare të shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit