3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zv/ministri kosovar që fyejti Turqinë, në vend të shkarkimit bëhet ambasador në Maqedoni

Më të lexuarat

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj në vend që të shkarkohet nga kjo pozitë për shkak të fyerjes që i bëri Turqisë, do ngritët në pozitë. Ai do ta përfaqësojë diplomacinë kosovare në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur vet Dedaj përmes një postimi në Facebook.

Ai është fotografuar pranë një hoteli në Maqedoni i cili mbanë emrin “ambasador”.

“Për miqtë e mijë te shumtë, në Kosovë, trojet shqiptare dhe kudo në botën demokratike, një përshëndetje, nga Prishtina e Dardanisë Antike!”, shkruan Dedaj.

Dedaj që nga viti 2008, ka mbajtur postin e zv.ministrit, në ministri dhe qeveri të ndryshme.

Së fundmi Grupi parlamentar 6+ kërkoi shkarkimi i tij nga posti i zv.ministrit të Punëve të Jashtme, për shkak të një shkrimi të tij në Facebook, ku kishte thënë se Turqia dhe Serbia synojnë që përmes emisarëve të tyre të rikthehen në Kosovë, e të cilët sipas tij duhet të  nga vendi i Gjergj Kastriotit, por kryeministri Haradinaj vetëm reagoi ndaj kësaj deklarate duke e quajtur të papranueshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit