15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Studimi i Pew: katolikët në Europë, qëndrim më negativ ndaj Islamit sesa protestantët

Më të lexuarat

Katolikët në Evropën Perëndimore janë më të prirur për të kritikuar imigrantët, muslimanët dhe hebrenjtë sesa njerëzit që nuk ndjejnë ndonjë përkatësi fetare, tregoi një studim i botuar të marten nga Pew Research Center.

Studimi i quajtur “Të jesh një i krishterë në Evropën Perëndimore”, e që zgjati një gjysmë viti, përfshiu Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Spanjën, Finlandën, Francën, Irlandën, Italin, Norvegjegjinë, Holandën, Portugalinë, Suedinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Francë, 45 për qind e të krishterëve (kryesisht katolikë dhe protestantë) thanë se “Islami është përgjithësisht i papajtueshëm me kulturën dhe vlerat e vendit.

Fenomeni është edhe më i fortë në Gjermani (55 përqind kundrejt 32 përqind) dhe në Itali (63 përqind kundrejt 29 përqind).

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Papa Françesku dhe kishat protestante për të marrë emigrantë, të krishterët janë të etur të ulin numrin e tyre sesa qytetarët e tyre pa përkatësinë fetare.

Portugalia është vendi më tolerant për këtë çështje: vetëm 33 përqind e katolikëve kërkojnë një politikë më të rreptë emigrimi (krahasuar me 26 përqind të atyre që nuk shprehin përkatësinë fetare). Përkundrazi, në Itali, kjo është 66 përqind.

Pew vë në dukje se katolikët kanë një qëndrim më negativ për Islamin se sa protestantët, ku duke iu referuar Gjermanisë, 31 për qind e katolikëve aty thonë se kanë “një ndjenjë se ata janë të huaj në vendin e tyre”. Ndërsa ky mendim, te protestantët është 19 për qind.

Sa për hebrenjtë, në Itali 25 për qind e të anketuarve thanë se nuk do i donin në familjet e tyre. Kjo preferencë përjashtuese rezultoi me23 për qind në Britani, 21 për qind në Austri dhe 19 për qind në Gjermani. Si anëtarë familjeje, hebrenjë më së shumti do të pranoheshin në Holandë, Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Ndërsa muslimanët, si anëtarë familjeje, në Itali nuk do të pranoheshin nga 43 përqind të të anketuarve, 36 përqind në Britani dhe 31 përqind në Zvicër. Vendet ku do të pranoheshin janë Holanda, Norvegjia dhe Suedia. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit