Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, si duket për mos suksesin e palës Kosovare gjat bisedimeve me Serbin dhe që Kosova dita ditës po ndahet ka gjetur një fajtor Turqinë, ai ka reaguar ndaj atyre që ai i cilëson “mbetje” të sundimeve të Turqisë dhe Serbisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Dedaj ka thënë se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.
Ai ka bërë thirrje të çrrënjosen mbetjet e këtyre dy vendeve nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit.
Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në rrjetin social:
“Shtrigat e Ballkanit
Turqia dhe Serbia,synojne rikthimin e tyre strategjike ne Kosove, secila permes emisarve te tyre, te mbetur nen rrenjet e sundimit shekullore dhe mbetjet e ketyre sundimtarve te ndyre, te cilet duhet te çrrenjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”.