-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zulkjeflije Nuredini zgjidhet në Këshillin e të huajve në Kreuzlingen të Zvicrës

Më të lexuarat

Në Këshillin e të huajve të qytetit Kreuzlingen në Zvicër (ABR), gjatë periudhës aktuale legjislative janë dorëhequr pesë persona, thuhet në një njoftim të zyrës së qytetit. Anëtarët e periudhës legjislative 2015/2019, në këtë funskion janë nga data 01 qershor 2015. Dorëheqjet janë si pasojë e arsyeve të ndryshme, shkruan Shtegu transmeton Zhurnal.mk

Përmes kandidimit „gojë më gojë“, anëtarët kanë mundur të motivojnë pesë persona të interesuar. Dy kandidate dhe një kandidat janë ftuar për bisedë personale, me ç`rast janë shqyrtuar njohuritë gjuhësore dhe motivimi i kandidatëve. Bisedat kanë rrjedhur pozitivisht.

Me këtë, organet përkatëse për zgjedhje kanë propozuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe zonja Zulkjeflije Nuredini nga Maqedonia.

Në mbledhjen e 9 janarit të këtij viti, ky këshill ka zgjedhur personat e lartpërmendur në Këshillin për të hujat të qytetit Kreuzlingen, për periudhën e mbetur prej 01 janarit, deri më 31 maj 2019.

Në vendimin e vet, ky këshill ka njoftuar se sipas mundësisë do të shqyrtojë mundësinë për kandidimin edhe të personave të tjerë, në mënyrë që të arrihet numri i duhur minimal prej 15 personave.

Përndryshe, zonja Zulkjeflije Nuredini është edhe kryetare e Forumit të Grave Muslimane pranë xhamisë shqiptare në Kreuzlingen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit