3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zoti të mëshiroftë

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Zoti të mëshiroftë

I ftuar: Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij
Profesor në fakultetin e Sheriatit, universiteti i Damaskut.  Ekspert në enciklopedinë e fikhut në shtetin e Kuvajtit. Anëtar i stafit të fetvave pranë ministrisë së vakëfeve në Kuvajt.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Paqja e Zotit qoftë mbi ju! Të nderuar teleshikues, u urojmë mirëseardhjen në programin tonë javor “Familjet e lumtura”, motoja e të cilit është: “Derisa lumturia të bëhet tradita jonë”.
Tema të cilën do të trajtojmë në këtë emision të radhës padyshim që është e rëndësishme. Ne jemi dëshmitarë të problemeve të shumta që ndodhin pas vdekjes së kryetarit të familjes. Ne jemi dëshmitarë të konflikteve të shumta, shpërbërjes së familjes, humbjes së fëmijëve, urrejtjes mes vëllezërve, motrave dhe të afërmve të tjerë… Të gjithë këto ndodhin pas vdekjes së kryetarit të familjes dhe sidomos pas leximit të testamentit ose zbulimit të shitjeve të aksioneve, ku privohen femrat nga trashëgimia.
Ne e lusim Zotin që t’a mëshirojë ç’dokënd, që ndërron jetë prej nesh, pasi siç e dime, të gjithë do të vdesim një ditë.
Ne themi “Zoti të mëshiroftë” për këdo që ka lënë pas vepra të mira dhe është sjellë drejt me të tjerët.
Kemi kënaqësinë që në këtë emision të kemi si të ftuar doktorin Ahmed El-Haxhij El-Kurdij. Ne i urojmë atij mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim se ç’mendim ka rreth kësaj teme?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Tema është interesante, pasi është gjë e bukur, që njeriu t’a kurorëzojë dhe mbyllë jetën e kësaj bote i mbuluar nga mëshira e Zotit. Të gjithë ne ndodhemi në vargonin, që na çon drejt vdekjes dhe gjithmonë e lusim Zotin që të na mëshirojë!”
Kuptimi i trashëgimisë
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Fillimisht duam të dimë përkufizimin e trashëgimisë, kuptimin dhe llojet e saj!”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Është ajo pasuri, që njeriu lë pas vdekjes së tij. Kështu, çdo pasuri që posedon një njeri, nuk quhet trashëgimi gjatë jetës së tij. Vetëm pasi të vdesë ai që e le trashëgiminë, të gjitha pasuritë që posedonte, quhen trashëgimi.
Trashëgimia përfshin gjithçka që trashëgimlënësi posedonte gjatë jetës së tij. Kurse të drejtat që gëzonte gjatë jetës, si vendi i punës etj…, janë të drejta, të cilat anullohen me vdekjen e personit. Diçka e tillë nuk ka të bëjë vetëm me sistemin islam, por është ligj dhe normë ndërkombëtare”.
 
Shpërndarja e pasurisë gjatë jetës
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Është fakt, që disa prindër duke iu frikësuar konflikteve mes fëmijëve, e shkruajnë testamentin shumë kohë përpara, duke e ndarë pasurinë sipas dëshirës. Pas vdekjes së tij, fëmijët zbulojnë se ai i ka dhënë dikujt prej fëmijëve 16, dikujt 18 etj… duke mos u bazuar në ndarjen sipas ligjeve të Sheriatit. Si gjykohet një veprim i tillë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Fillimisht dua të theksoj, se nuk ka system, që e ruan harmoninë dhe lidhjet familjare, siç e bën atë sistemi islam. Një nga faktorët që ndikojnë në ruajtjen e lidhjeve familjare, është dhe forma e ndarjes së trashëgimisë mes fëmijëve. Por si është më mirë të ndahet pasuria? A është më e dobishme që ajo të ndahet gjatë jetës, apo të ndahet sipas ligjeve islame, pas vdekjes së personit? Nëse dikush vendos, që pasurinë e tij t’a ndajë gjatë jetës, a duhet që t’a ndajë sipas sistemit të sheriatit islam, apo është i lirë t’a ndajë si të dëshirojë?
Më duhet të them që ndarja e pasurisë para vdekjes, ka anët e saj pozitive dhe ato negative. Ndërkohë që ndarja e pasurisë pas vdekjes dhe sipas normave dhe ligjeve të Sheriatit, ka shumë anë pozitive dhe pak negative. Ajo, që i përshtatet më shumë legjislacionit islam, është që njeriu të ndajë një pjesë të pasurisë të tij para vdekjes. Nëse ai është i pasur dhe i kamur, është mirë që ai t’u japë të afërmve dhe njerëzve të gjakut nga kjo pasuri, gjë e cila do i gëzojë. Kurse pjesën më të madhe të pasurisë, ai duhet t’a lërë pas vdekjes, e cila do të shpërndahet sipas ligjeve islame.
Por sipas cilit ligj duhet t’a ndajë pasurinë, nëse ka vendosur që t’a ndajë gjatë jetës? Padyshim që duhet të tregohet i drejtë në këtë vendim. Por pyetja që lind është, se nëse duhet të zbatojë drejtësinë, a duhet t’a ndajë pasurinë njëlloj si për djemtë si për vajzat? Apo drejtësia është, që mashkullit t’i japë dyfishin e femrës?! Juristët islamë kanë dy mendime në këtë rast: Mendimi i parë është që ndarja para vdekjes krahasohet me dhuratën dhe dhurata është e njëllojtë si për mashkullin ashtu dhe për femrën. Sipas tyre, një ndarje e tillë jo që nuk është gjynah, por personi fiton dhe sevap.
Ndërsa mendimi i dytë është, që dhurata gjatë jetës është e barazvlefshme me ndarjen e pasurisë pas vdekjes. Kështu, mashkulli merriton dyfishin e femrës. Të dy këto mendime janë të bazuar në fakte dhe argumente nga Kurani dhe tradita profetike dhe njeriu është i lirë të zgjedhë mes dy mendimeve”.
 
Preferencat mes fëmijëve në ndarjen e pasurisë
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Dikush ka një shumë prej tetë mijë eurosh për të ndarë, ka tetë djem dhe secilit i takon një mijë euro. Por babai dëshiron t’i japë më shumë djalit që është i paralizuar. A konsiderohet diçka e tillë si padrejtësi ndaj djemve të tjerë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Unë dua të kujtoj një rregull fikhu, që thekson se kudo që të gjendet interesi dhe dobia e përgjithshme, aty është dhe ligji dhe dispozita e sheriatit. Kështu, dhuratat që bëhen gjatë jetës bëhen duke barazuar mes djemve dhe vajzave, ose duke respektuar dispozitat islame si në rastin e ndarjes së pasurisë pas vdekjes së trashëgimlënësit. Por nëse mes trashëgimtarëve të pasurisë ka të sëmurë, të dobët, shumë të varfër, të paralizuar, me shumë fëmijë, ose nëse njëri është i varfër kurse të tjerët të pasur, nuk prish punë nëse trashëgimlënësi i jep më shumë dikujt që ka nevojë. Ai mund t’i japë nevojtarit disa herë më shumë se ç’i jep trashëgimtarëve të tjerë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kjo vlen edhe nëse fëmija i paralizuar është femër?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Po. Në këtë rast nuk bëhen dallime mes mashkullit dhe femrës, por mes një hallexhiu dhe dikujt tjetër me më pak halle. Në raste të jashtëzakonshme, nevoja vlerësohet sipas situatës. Të gjithë juristët muslimanë kanë mendim unanim mbi një çështje të tillë. Por trashëgimlënësi nuk duhet që t’i privojë të tjerët. Nëse e bën me qëllim që të privojë një pjesë të fëmijëve, ai konsiderohet gjynahqar”.
Në raste preferencash, duhet të tregohemi të sinqertë
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në rast preferencash mes fëmijëve gjatë jetës së trashëgimlënësit, a është më mirë që kjo të mbahet e fshehtë apo të bëhet publikisht?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Në një situatë normale dhe nëse trashëgimlënësi e ka nën kontroll familjen dhe fëmijët, nuk ka përse të mos tregohet i sinqertë me ta. Është mirë që ai t’i grumbullojë, t’u flasë me të butë, të fitojë simpatinë e tyre dhe t’ju kërkojë të tregohen dashamirës me vëllanë në nevojë. Ata duhet t’i binden dhe t’a pranojnë kërkesën dhe vullnetin e të atit. Janë të shumtë ata fëmijë, të cilët i nxisin prindërit që të tregohen më të dashur, të dhembshur dhe bujarë me fëmijët më të vegjël dhe në nevojë. Por nëse situata është e ndërlikuar dhe trashëgimlënësi nuk është i aftë t’i bashkojë në një mendim, atëherë është më mirë që ai të mos u tregojë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kështu, nëse mbahet sekret, bëhet me synimin që të ruhet kompaktësia dhe harmonia familjare?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Po. Qëllimi është që të mos cënohet dashuria, lumturia dhe harmonia, pasi pasuria është diçka e përkohshme”.
Privimi i fëmijëve gjynahqarë nga trashëgimia
 
Një teleshikues nga Amerika: ”Nëse dikush ka një fëmijë të pabindur, gjynahqar dhe që bashkëjeton me një grua të huaj, a ka të drejtë ky baba që t’a privojë këtë fëmijë nga trashëgimia?
Pyetja e dytë është:”Nëse një burrë është i martuar me një grua, e cila nuk ka asnjë të afërm, a lejohet që ky burrë t’i porosisë fëmijët e tij që në rast vdekje, të gjithë pasurinë t’a gëzojë e shoqja dhe vetëm kur të vdesë ajo, fëmijët t’a ndajnë pasurinë mes tyre?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Shpërndarja e trashëgimisë pas vdekjes së trashëgimlënësit hyn në sistemin e përgjithshëm, i cili duhet bërë sipas ligjeve dhe dispozitave islame. Askujt tjetër nuk i lejohet të ndërhyjë dhe të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes. Kushdo është i lire, që t’a ndajë pasurinë si të dojë gjatë jetës së tij. Por pasi të vdesë pasuria duhet të ndahet me apo pa dëshirë, sipas ligjeve të Sheriatit. Nëse trashëgimlënësi ka dashur që nëpërmjet testamentit të privojë dikë nga trashëgimtarët nga pasuria e tij, kjo konsiderohet e pavlerë. Asnjë nga pasardhësit dhe trashëgimtarët nuk mund të privohet nga trashëgimia, veçse në rast se braktis fenë.
Me një vepër të tillë, babai mund të ketë si qëllim privimin nga pasuria e tij një fëmijë të pagdhendur, gjynahqar dhe të shthurur. Por shpeshherë diçka e tillë e shtyn fëmijën për më shumë vepra të këqia dhe shthurje.
 
Përgjigja e pyetjes së dytë është: ”Nëse pasardhësit dhe fëmijët e këtij babai e pranojnë këtë porosi dhe testament të babait, mund t’a zbatojnë dhe t’i binden. Por nëse e refuzojnë, ajo është një kërkesë e pavlerë edhe pse është përmendur në testament. Kjo dnodh, pasi gruaja hyn tek trashëguesit dhe Profeti a.s ka thënë: ”Një trashëgimtar nuk ka nevojë për testament”.
Nëse babai e bën këtë, me qëllim që të garantojë dhe mbulojë shpenzimet e të shoqes, unë i them që një grua e tillë nuk do të vuajë. Nëse pjesa e saj e trashëgimisë është e majme, nuk ka përse të vuajë. Gjithashtu, nëse pjesa e saj nuk është e mjaftueshme, ajo gëzon të drejtën, që fëmijët e saj ose fëmijët e burrit të saj të kujdesen dhe t’i mbulojnë shpenzimet”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Shoh që përgjigjet tuaja janë në shërbim të lumturisë familjare”.
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Pa pikën e dyshimit! Islami është i vetmi sistem në botë, i cili i garanton njeriut, familjes dhe gjithë shoqërisë, lumturinë që i nevojitet. Sa më e fortë dhe e solidarizuar të jetë familja, aq më e fortë është shoqëria. “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (Enbija: 92)
Dhurimi i pasurisë para vdekjes
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë doli në rrugë dhe u drejtoi njerëzve këtë pyetje: ”A i lejohet një trashëgimlënësi, që t’i privojë trashëgimtarët ose ndonjërin prej tyre nga pasuria e tij? A i lejohet atij që t’ia dhurojë të gjithë pasurinë një miku, një të afërmi ose një trashëgimtari të caktuar? Të gjithë përgjigjet ishin: ”Diçka e tillë nuk lejohet!”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Një trashëgimlënës e ka të pamundur t’a privojë në mënyrë direkte një nga trashëgimtarët e tij. Nëse ai thotë që filan djalë, vajzë apo gruaja e tij… dua që të mos përfitojë nga pasuria ime, një kusht i tillë është i pavlefshëm. Ai mund t’a privojë vetëm indirekt dhe kjo duke ia dhuruar pasurinë gjatë jetës fëmijëve të tjerë. Kështu, të privuarit nuk i mbetet gjë për të trashëguar pasi të vdesë trashëgimlënësi. Në rast se trashëgimlënësi ia dhuron pasurinë një pjese të trashëgimtarëve, duke qenë i vetëdijshëm, me mendje të shëndoshë, i shëndetshëm, i pjekur dhe jo i sëmurë, kjo dhuratë është e vlefshme dhe nuk penalizohet nga gjykata për një vepër të tillë. Kurse përsa i përket aspektit fetar dhe moral, nëse kjo dhuratë është bërë për shkaqe të papranueshme, p.sh nëse trashëgimlënësi kërkon të privojë djalin e mirë dhe privilegjuar atë të keqin… në një rast të tillë, dhurata çohet në vend, por trashëgimlënësi është gjynahqar para Zotit.
Nëse trashëgimlënësi ia dhuron pasurinë ose një pjesë të saj një trashëgimtari gjatë sëmundjes së vdekjes, kjo dhuratë konsiderohet si testament dhe varet nga dëshira dhe vullneti i trashëgimtarëve të tjerë. Nëse ata janë dakort, ajo jepet pas vdekjes së trashëgimlënësit, në të kundërt jo. Nëse trashëgimlënësi që ndodhet në sëmundjen e vdekjes, e dhuron 13 ose më pak të pasurisë dikujt që nuk është trashëgimtar, atëherë kjo dhuratë respektohet dhe përfituesi e merr shumën. Nëse shuma e dhuruar e kalon 13-tën, duhet të merret pëlqimi i trashëgimtarëve të vërtetë”.
 
Favorizimi i njërës nga grate
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një histori e ndodhur kohët e fundit është se një burrë i martuar dhe me fëmijë, martohet me një grua të dytë, me të cilën i lind dhe një fëmijë. Gruaja e parë nuk dinte gjë mbi këtë martesë të dytë të të shoqit. Pas vdekjes së tij, gruaja e parë me fëmijët befasohen me faktin, që i shoqi kishte shkruar një testament tre ditë para se të vdesë, ku të gjithë pasurinë ia linte gruas së dytë dhe fëmijës së saj, duke e privuar gruan e parë dhe fëmijët nga trashëgimia. Cili është gjykimi fetar në këtë çështje?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Kjo është një çështje sa delikate aq dhe e rëndësishme, pasi ndodh në shumë familje. Për këtë, kjo çështje duhet studiuar mirë dhe i duhet kushtuar rëndësia e nevojshme. Nëse dikush ia dhuron dikujt tjetër pasurinë dhe ky i fundit nuk e merr në dorë që para vdekjes së trashëgimlënësit, pas vdekjes së tij shuma e dhuruar anullohet dhe u shpërndahet trashëgimtarëve, pasi dhurata është e konsiderueshme, nëse ai që e pranon dhuratën, e merr atë me dorën e tij gjatë kohës që trashëgimlënësi është gjallë”.
Sëmundja e vdekjes
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Duke ditur që teleshikuesit tanë janë të shumtë dhe të niveleve të ndryshme, e shoh si të arsyeshme që t’i shpjegojmë disa terma. Për shembull, cila është sëmundja e vdekjes?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Sëmundja e vdekjes është ajo gjendje, e cila e pengon të sëmurin nga ushtrimi i aktivitetit të tij të përditshëm. Sëmundja e vdekjes mund të zgjasë një ditë, një javë, dy javë ose një muaj, por jo më shumë se një vit”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Si veprohet nëse dikush vdes nga infarkti në zemër, në një kohë që vetëm para dy ditësh e kishte dhuruar pasurinë ose një pjesë të saj?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Kjo nuk konsiderohet si sëmundje vdekjeje, edhe nëse pasurinë e ka dhuruar para dy orësh”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po nëse burri ia dhuron të gjithë pasurinë gruas së tij të dytë dhe fëmijëve që ka me të, duke lënë me gisht në gojë gruan e parë dhe fëmijët me të? A konsiderohet gjynahqar në këtë rast?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Siç e thamë më sipër, nëse ky akt dhurimi bëhet pa ndonjë shkak, ajo është e pranueshme, por trashëgimlënësi konsiderohet gjynahqar dhe do të ndëshkohet nga Zoti për këtë vepër”.
Një teleshikuese nga Kuvajti: ”Para nëntë vitesh nëna më dhuroi një shumë të caktuar, duke pasur parasysh që gjendja ime ekonomike asokohe ka qenë shumë e rënduar. Por diçka e tillë shkaktoi xhelozinë dhe pakënaqësi në mesin e vëllezërve të mi, të cilët e qortuan nënën për këtë veprim. Atëherë nëna më kërkoi, që të firmos një marrëveshje me të, sipas të cilës ajo kishte të drejtë të kërkonte kthimin e shumës së dhuruar kur të dëshironte. Unë dua të di nëse i lejohet nënës t’a bëjë diçka të tillë apo jo?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Nëse nëna i dhuron vajzës një pjesë të pasurisë dhe jo të gjithë pasurinë për ndonjë shkak të justifikueshëm si sëmundje, borxh dhe varfëri, kjo konsiderohet si bamirësi dhe bujari. Nëse vajza e ka marrë këtë shumë, sipas mendimit të shumicës së juristëve, nëna e saj nuk ka të drejtë, të kërkojë t’a rikthejë shumën e dhuruar. Por nëse shuma është e pajustifikueshme madje mund të dëmtojë disa trashëgimtarë, në një rast të tillë disa juristë mendojnë, që nëna ka të drejtë të kërkojë t’i kthehet shuma e dhuruar. Ndërkohë, disa të tjerë mendojnë se ajo nuk mund t’a kthejë shumën, por konsiderohet si gjynahqare”.
Pesë rregullat e testamentit
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë, doli në rrugë dhe u drejtoi njerëzve këtë pyetje: ”A e keni shkruar testamentin, duke i paraprirë kështu vdekjes së papritur?” Të habitshme ishin përgjigjet e njerëzve, të cilët pothuaj të gjithë u përgjigjën me “Jo”.
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Të gjithë e shohin testamentin si diçka të frikshme. Unë dua t’i siguroj të gjithë, që rizku dhe pasuria është caktim i Zotit. Ajo nuk pakësohet me vdekjen dhe nuk shtohet me jetën. Është një moral i mire, që njeriu t’a kujtojë vdekjen herë pas here. Sipas dijetarëve dhe juristëve tanë, testamenti herë mund të jetë i pëlqyeshëm, herë i lejuar, herë i kërkuar. Në shkrimin e testamentit, njeriu kujton vëllezërit, të afërmit, farefisin etj… me të cilët jetoi. Ndonjëherë shkrimi i testamentit mund të jetë i domosdoshëm, sidomos nëse trashëgimlënësi ka borxhe ndaj Zotit si zekati, shlyerje obligimesh etj… ose borxhe në vlera monetare ndaj njerëzve, të cilat janë të pa shkruara në ndonjë document, që vërteton pronësinë dhe borxhdhënësin. Në një rast të tillë, testamenti është i domosdoshëm dhe në rast neglizhence, trashëgimlënësi konsiderohet gjynahqar. Por testamenti mund të konsiderohet si haram dhe i papranueshëm, në rast se trashëgimlënësi porosit diçka të ndaluar. P.sh, nëse porosit që filan shtëpi të tijën, t’a kthejnë në kazino dhe vend bixhozi. Testamenti mund të jetë i papëlqyeshëm (mekruh), nëse urdhëron të bëhen shpenzime të pallogaritshme për funeralin e tij. Një testament i tillë është më mirë që të mos shkruhet”.
Pikat më të rëndësishme që përmban testamenti
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Shumë njerëz ndihen në siklet nga shkrimi i testamentit, pasi nuk dinë se çfarë duhet të shkruajnë. Në revistën “El-Ferha” lexova një shkrim me titull: “Shkruaje testamentin para se të të vijë vdekja”. Shkrimi përmbante një model testamenti. Aty përmendej emri i trashëgimlënësit dhe fjalët, që ua drejtonte fëmijëve dhe gruas. Në këtë model, ishin caktuar vende bosh për emrat e atyre, që trashëgimlënësi u ka marrë borxhe si dhe shumat që u detyrohet borxhdhënësve. Është shumë e rëndësishme që në testament trashëgimlënësi të përmendë detyrimet ndaj të tjerëve, ose detyrimet që të tjerët kanë ndaj tij.
A ka doktori ynë i nderuar ndonjë model të gatshëm, ose a mund t’i këshillojë teleshikuesit mbi një libër ose broshurë, e cila përmban modele të gatshme testamenti? Duke pasur parasysh se kjo pyetje përsëritet shpesh, a është e mundur që përmbajtja e testamentit të ndryshohet, p.sh pas gjashtë muajsh?!”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Kjo është një pyetje, e cila më drejtohet shpesh. Fillimisht dua të theksoj, se testamenti duhet të përmbajë çështje të rëndësishme dhe të domosdoshme. Veç kësaj, ai duhet të përmbajë dhe pika plotësuese. Testamenti është një akt gojor, i cili realizohet edhe me fjalë dhe përmbajtja nuk është kusht që të hidhet në letër. Gjithashtu, testamenti nuk ka nevojë dhe për dëshmitarë, por pëlqehet prezenca e dëshmitarëve, me qëllim që trashëgimtarët mos e mohojnë. Gjithësesi është më mire, që testamenti të shkruhet dhe të firmoset nga vetë trashëgimlënësi. Madje është mirë që ky testament të noterizohet tek një noter zyrtar ose në gjykatë. Në testament, trashëgimlënësi duhet të përmendë emrin e personit, të cilit i dhuron dhe shumën e dhuruar.
Përsa i përket pyetjes së dytë, nëse trashëgimlënësi dëshiron t’a ndryshojë përmbajtjen e testamentit, unë them që ai mund t’a ndryshojë, pasi testamenti nuk është obligativ, përderisa trashëgimlënësi është i gjallë. Për këtë, ai ka të drejtë të shtojë në shumën e dhuruar, t’a pakësojë ose t’a anullojë atë përfundimisht, me apo pa shkak”.
 
Kushtet e dhurimit të pasurisë gjatë jetës
 
Një teleshikues nga Arabia Saudite: ”Babai ka në pronësinë e tij një tokë, gjysmën e të cilës ia ka dhuruar vëllait tonë të madh. Kurse gjysma tjetër u mbetet trashëgimtarëve të tjerë, ku natyrisht bën pjesë dhe vëllai i madh. Si gjykohet në Sheriatin islam një akt i tillë?”
 
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Siç e thamë dhe më sipër, nëse një person i shëndetshëm si nga ana fizike ashtu dhe ajo mendore, e dhuron një pjesë të pasurisë ose të gjithë pasurinë, konsiderohet një veprim i pranueshëm. Nëse personi, të cilit i dhurohet, e merr pasurinë e dhuruar, bëhet pronar i saj. Kështu, nëse vëllai yt e ka marrë këtë tokë dhe e ka kthyer në pronën e tij, ndërkohë që babai juaj është i gjalllë, gëzonte shëndet të plotë dhe arsye të shëndoshë, ky veprim është i vlefshëm dhe ka fuqi.
Por nëse babai juaj vuan nga çrregullime mendore, ose vuan nga sëmundja e vdekjes, një veprim i tillë nuk ka fuqi dhe është i pavlefshëm, veçse nëse pranohet nga trashëgimtarët e tjerë. Nëse trashëgimtarët nuk e pranojnë, kjo dhuratë është e refuzuar dhe e papranuar ligjërisht. Kurse nga ana fetare dhe morale, nëse pas këtij veprimi fshihen qëllime të mira, ajo është e pranueshme, në të kundërt trashëgimlënësi konsiderohet gjynahqar”.
 
A është kusht që testamenti të shkruhet në prezencën e dëshmitarëve?
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sapo na ka arritur një faks nga Doha, ku një teleshikuese pyet: ”A është kusht që testamenti të shkruhet në praninë e një avokati? A është i pranueshëm testament, nëse nuk është shkruar me dorën e trashëgimlënësit ose nëse nuk ka dëshmitarë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Siç e përmenda pak më lart, testamenti është i vlefshëm edhe nëse bëhet thjesht me gojë, pa u shkruar ose noterizuar. Por nëse shkruhet dhe noterizohet është më mirë, sidomos në rast se trashëgimtarët e mohojnë dhe e refuzojnë”.
Testamenti është i vlefshëm nëse nuk dhurohet më shumë se 13-ta e pasurisë
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikuese pyet me anë të faksit, nëse lejohet që dhurimi i një pjese të pasurisë, të bëhet për shokët ose fëmijët e dajës. Gjithashtu pyet, nëse ka një shumë të caktuar, e cila nuk duhet të tejkalohet në rast dhurimi!”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Siç thamë dhe më lart, nëse pasuria është e shumtë dhe trashëgimtarët e paktë dhe të pasur, është mirë që trashëgimlënësi të dhurojë një pjesë të trashëgimisë për të afërmit dhe farefisin, që nuk përfitojnë nga ndarja e trashëgimisë. Kjo të bëhet, me kusht që shuma e dhuruar të mos e kalojë 13-tën. Nëse shuma e dhuruar e kalon 13-tën, atëherë shtesa anullohet, përveç rastit kur trashëgimtarët e pranojnë.
Diçka e tillë është caktuar nga vetë i dërguari i Allahut. Ai vajti të vizitojë Sad ibnu Ebi Vekkasin, që ishte i sëmurë në Meke. Sadi i tha: ”O i dërguar i Allahut! Siç e shikon mua më ka ardhur vdekja. Unë kam shumë pasuri dhe vetëm një vajzë të vetme, e cila posedon pasuri të shumta. A më lejohet që t’a dhuroj të gjithë pasurinë?”
Profeti a.s i tha: ”Jo”.
Sad e pyeti: ”Po sikur të jap 23 e pasurisë?!”
Profeti a.s iu përgjigj: ”Jo”.
Sad e pyeti sërish: ”Po gjysmën?!”
Profeti a.s i tha: ”Jo”.
Sad e pyeti: ”Po sikur të jap vetëm 13-tën?”
Këtë herë Profeti a.s iu përgjigj: ”Një të tretën t’a japësh, edhe pse është shumë. Është më mirë që pasardhësit e tu t’i lësh të pasur, sesa t’i lësh të varfër, që të lypin derë më derë”.
Prandaj dijetarët dhe juristët muslimanë e shohin si diçka të pëlqyeshme, që pasuria e dhuruar të jetë më pak se 13-ta e gjithë pasurisë”.
 
Djalit i takon dyfishi që i takon vajzës… është një koncept i gabuar!!
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Është krijuar një koncept tek shumë njerëz, sipas të cilit një djalë trashëgon gjithmonë sa dyfishi i një vajze. Si është e vërteta e një ndarjeje të tillë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Kjo është një çështje, tek e cila mbështeten shumë kritikë injorantë dhe dashakeq të sheriatit islam. Sipas tyre Islami e diskriminon femrën, duke i dhënë djalit dyfishin e vajzës në ndarjen e trashëgimisë. Diçka e tillë në fakt nuk ekziston në legjislacionin islam, madje ekziston e kundërta, ku në disa raste vajza përfiton nga trashëgimia dhe djali nuk përfiton asgjë. Ashtu siç ka raste kur ndodh e kundërta, ose ka raste të tjera, kur vajza merr më shumë se djali, ose të dy barazohen në shumën e trashëguar. Gjithçka varet nga rrethanat dhe rregullave të vendosura. Legjislacioni islam nuk e ndan trashëgiminë në bazë të gjinisë, por në bazë të rrethanave dhe trashëgimtarëve. Le t’a ilustrojmë këtë me disa shembuj:
 1 – Shembulli ku mashkulli trashëgon njëlloj sa femra:
Nëna përfiton 16 dhe babai 16, kurse djali fiton të gjithë pasurinë e mbetur.
 
2 – Shembulli ku mashkulli përfiton më shumë se femra.
Bashkëshortja përfiton 18, kurse djali dhe vajza përfitojnë pjesën e mbetur ku djali merr dyfishin e vajzës.
 
3 – Shembull ku femra përfiton më shumë se mashkulli.
Nëna përfiton 13, bashkëshorti 12, motra për nënë dhe baba gjysmën. Nëse në vend të motrës do të kishim një vëlla, ai do të përfitonte pjesën e mbetur të pasurisë, d.m.th përfitonte vetëm 16.
 
4 – Shembull ku femra përfiton njëlloj si mashkulli.
Nëna përfiton 16, babai 16, bashkëshorti 14, vajza gjysmën, vajza e vajzës 16 (nëse në vend të saj do të kishim djalin e djalit, ai do të përfitonte pjesën e mbetur.
 
5 – Shembull ku mashkulli përfiton nga trashëgimia kurse femra jo.
Nëna 13, bashkëshorti gjysmën, xhaxhai pjesën e mbetur. Nëse në vend të tij do të kishim një hallë, ajo nuk do të përfitonte gjë.
Kështu shohim, që ndarja e trashëgimisë bëhet në mënyrë të barabartë mes djemve dhe vajzave, ku herë i jepet prioritet mashkullit, herë të tjera femrës dhe herë të tjera barazohen, sipas kushteve dhe rrethanave. Pra nuk ka përse të marrim një rast dhe t’a përgjithësojmë për të gjithë rastet e tjera”.
Ku e ka burimin një keqkuptimi i tillë?
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Atëherë përse është përhapur ideja, që sipas legjislacionit islam, mashkulli përfiton dyfishin e femrës nga trashëgimia? Shumë njerëz thonë, që Islami e urren femrën, ai i ka bërë asaj padrejtësi, e diskriminon etj… duke u mbështetur në ajetin që thotë: ”mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave…” (Nisa 11) Ndoshta, diçka e tillë ka qenë e pranueshme në kohët e moçme, ku gruaja qëndronte gjithë ditën e mbyllur në shtëpi. Kurse sot gruaja punësohet dhe kontribuon, kështu përse duhet të vazhdojmë t’a ndajmë trashëgiminë në të njëjtën formë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Fillimisht unë i hodha poshtë këto akuza dhe me fakte të konfirmuara dhe nga vetë juristët muslimanë, vërtetova që ka raste, kur femra përfiton të njëjtën shumë sa dhe mashkulli, madje ndonjëherë dhe më shumë. Kështu, kjo akuzë është e pabazë. Pyetjes tuaj se nga erdhën këto akuza, i përgjigjem se këto akuza janë rezultat i keqkuptimeve që kanë lindur nga ajeti i mësipërm, ku Zoti thotë: ”Allahu ju urdhëron për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave..” (Nisa 11)
E veçantë qëndron në atë që Zoti thotë: “Për fëmijët tuaj” dhe jo për trashëgimtarët tuaj. Kjo është kshtu, pasi ndasitë mes dy gjinive nuk janë tek të gjithë trashëgimtarët dhe kjo ndasi bëhet për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Kështu, kur njeriu plaket dhe ka nevojë për dike, që të shpenzojë dhe të kujdeset për të, kush mund të jetë ky person? Nëse djali i tij ka një shtëpi dhe familje dhe të njëjtën gjë ka dhe vajza e tij, ku do të shkojë të banojë babai i moshuar? Tek vajza e martuar apo tek djali? Ku do të ndihej krenar, fisnik dhe më rehat, në shtëpinë e vajzës me burrin e saj, apo në shtëpinë e djalit të tij? Kështu, duke pasur parasysh raste të tilla, ku djali ka përsipër përkujdesjen për babanë e tij dhe raste të ngjashme, atij i jepet më shumë”.
 
Marrëveshja formale me disa trashëgimtarë gjatë jetës
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Disa etër duke qenë se frikësohen nga ndarja e trashëgimisë pas vdekjes së tyre, bëjnë diçka tjetër. Ata nënshkruajnë kontrata shitjeje formale me djemtë e tyre, ku gjoja u shesin kompanitë që zotërojnë. Të njëjtën gjë mund të bëjnë dhe me vajzat, por në një masë më të vogël. Kjo kontratë shitjeje ruhet tek një avokat i familjes. Pas vdekjes së trashëgimlënësit, trashëgimtarët e tjerë nuk kanë ç’të ndajnë pasi e gjithë pasuria ligjërisht konsiderohet e shitur. Kurse fëmijët tashmë kanë pronat, kompanitë apo aktivitetet, që babai u shiti formalisht. Cili është mendimi juaj rreth kësaj çështjeje?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Nëse shitja bëhet formalisht dhe për të privuar trashëgimtarët e tjerë, ajo është një shitje e pavlerë dhe që nuk ka asnjë pasojë. Nëse trashëgimtarët munden t’a provojnë, që kjo shitje është bërë formalisht dhe për të dëmtuar ata – kjo bëhet me anë të fakteve ose duke u pranuar nga fëmijët – dhe e bindin gjykatësin, atëherë kjo shitje anullohet dhe ç’vlerësohet sikur të mos ekzistonte dhe të gjithë trashëgimtarët marrin pjesën që u takon nga trashëgimia. Por nëse nuk munden t’a provojnë, atëherë kjo shitje është e vlefshme ligjërisht”.
A është e lejueshme që trashëgimia të mbetet e drejtë e të gjithëve?
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tek ne në vendet e Gjirit Arabik, shumë të pasur të cilët zotërojnë shuma marramendëse, i grumbullojnë fëmijët e tyre djem dhe vajza dhe i porosisin, që pasurinë e tij të mos e ndajnë pas vdekjes. Këtë e bëjnë, me qëllim që kompanitë dhe aktivitetet e tyre të mos shpërbëhen, por të vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Fëmijët mund të ndajnë mes tyre përfitimet dhe të ardhurat nga këto aktivitete. A është një akt i tillë i pranueshëm, ku trashëgimia nuk ndahet pas vdekjes së trashëgimlënësit?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Me vdekjen e trashëgimlënësit, pasuritë e tij i kalojnë fëmijëve dhe trashëgimtarëve të tjerë, pasi të jenë shlyer borxhet. Pasi të shlyhen borxhet e trashëgimlënësit, pasuritë dhe pronat e mbetura u dorëzohen trashëgimtarëve, të cilat bëhen pronë e tyre. Nëse ata bien dakort që t’i ndajnë është një e drejtë e tyre dhe secili bëhet pronar i pjesës që i takon. Por nëse bien dakort, që t’i mbajnë bashkarisht, atëherë kjo trashëgimi kthehet në aksione, ku secili ka aksionet e veta, siç ndodh sot me kompanitë e ndryshme. Gjithashtu, ata kanë të drejtë që t’i ndajnë përfundimisht aksionet dhe trashëgiminë e trashëgimlënësit, siç ndajnë ortakët kompanitë apo aktivitetet”.
Një teleshikuese nga Amerika: ”Unë kam vetëm një vajzë, e cila nga pasuritë e mia do të trashëgojë vetëm gjysmën pas vdekjes time ose të babait të saj. Unë dua, që pasuritë që unë dhe bashkëshorti kemi grumbulluar, të mos shkojnë tek persona të tjerë përveç fëmijës tonë. Prandaj dua të di, nëse është e lejueshme që para se të vdes, t’ia jap të gjithë pasurinë time vajzës!?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Unë dua t’a kujtoj teleshikuesen, se Furnizuesi suprem është vetëm Zoti i Madhëruar. Ai që e furnizoi nënën me pasuri dhe të mira të shumta materiale, e ka në dorë t’a furnizojë dhe të bijën e saj. Prandaj duhet të ndihet e qetë, se vajza do të jetë mirë, i ka lënë pasuri apo nuk i ka lënë fare. Nëse nëna dëshiron t’i dhurojë nga pasuria e saj vajzës, kjo dhuratë është e pranueshme ligjërisht, por kjo nuk është diçka e pëlqyeshme. Është mirë që ajo të mos i privojë trashëgimtarët e tjerë nga trashëgimia. Ajo mund t’i japë vajzës së saj 14 e pasurisë ose gjysmën e saj, sa është gjallë. Pas vdekjes, vajza merr gjysmën e pasurisë së mbetur kurse trashëgimtarët e tjerë marrin pjesën e mbetur, që u takon. Kështu të gjithë mbeten të kënaqur, nuk ndërpriten lidhjet e gjakut dhe arrihen objektivat e Sheriatit islam”.
Një teleshikues nga Katari: ”Një trashëgimlënës porositi trashëgimtarët e tij, që 13 e pasurisë së tij të mbetej e pandarë dhe të gjithë të përfitonin njëlloj në arsimimin e tyre ose të fëmijëve. Si gjykohet një porosi e tillë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Nëse 13 –tën ai e ndan mes jotrashëgimtarëve, kjo është e drejtë e tij, nëse është brenda 13-tës. Në të kundërt, ajo anullohet dhe kjo shumë bashkohet me pjesën tjetër të trashëgimisë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kam dëgjuar një ndodhi, ku babai ishte i pakënaqur me martesën e vajzës së tij. Para se të vdesë, ai porositi që vajzës së tij të mos i jepej asgjë nga trashëgimia që meritonte, përveç rastit nëse ajo divorcohej nga i shoqi i saj. Çfarë mendoni mbi këtë kusht absurd?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Nëse divorci nuk ka ndonjë arsye të fortë, kjo është diçka e patolerueshme, sidomos nëse ky çift shkon mirë dhe jetojnë në harmoni. Kësaj gruaje nuk i lejohet të kërkojë divorcin dhe nëse e bën është gjynahqare dhe fajtore. Por nëse pas kërkesës së divorcit fshihen arsye madhore, psh nëse ky burrë është i degjeneruar, gjynahqar etj… kjo është një çështje tjetër. Kurse përsa i përket kushtit të trashëgimisë, ai është një kusht i pavlerë. Ajo është vajza e tij dhe i takon pjesa e trashëgimisë edhe nëse vazhdon të jetojë me të shoqin”.
Pasojat e preferimit të disa fëmijëve në trashëgimi
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Më kujtohet që në një film të vjetër egjyptian, babai e porosiste djalin e madh, që t’i administronte të gjithë pasuritë dhe pronat e tij pas vdekjes. Diçka e tillë shkaktoi urrejtjen e djalit të vogël për vëllanë e madh, derisa arriti ta vriste atë. Për këtë hyri në burg. Cili është komenti juaj mbi diçka të tillë doktor?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Në fakt, të preferosh një nga fëmijët më shumë se të tjerët pa ndonjë shkak të arsyeshëm, konsiderohet si padrejtësi dhe shkelje e të drejtave, gjë e cila është e ndaluar në Islam.
Një herë, djali i Numan ibnu Bishr vajti tek Profeti a.s dhe i tha: ”O i dërguari i Zotit! Unë i kam dhuruar djalit tim këtë fermë dhe dua që ti të jesh dëshmitar për këtë dhuratë”.
Profeti a.s i tha: ”A u ke dhënë dhe fëmijëve të tjerë një dhuratë të barazvlefshme?”
Djali i Numanit i tha: ”Jo”.
Profeti a.s i tha :”Atëherë shko dhe gjej një dëshmitar tjetër, pasi unë nuk bëhem dëshmitar i një padrejtësie dhe shkeljeje të tillë”.
Si është e mundur që njeriu të pranojë të ndahet nga kjo botë dhe të takohet me Zotin e tij, me fytyrë të nxirë?!
Ne duhet të ndahemi nga jeta e kësaj bote, pasi të kemi fituar kënaqësinë e Zotit tonë. Prandaj unë i këshilloj të gjithë të pasurit, që t’a ndajnë trashëgiminë me drejtësi, pa preferenca dhe duke respektuar ndjenjat e trashëgimtarëve”.
 
Nga një medh-heb në tjetrin për të shtuar pjesën që i takon
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Teleshikuesja nga Amerika, më kujtoi medh-hebin Xhaferij, i cili e lejon vajzën të trashëgojë të gjithë pasurinë, në kundërshtim me medh-hebin sunnij. Në medh-hebin sunnij, ka dhe persona të tjerë, që përfitojnë nga trashëgimia. Duke e ditur këtë, disa etër shkojnë në gjykatë dhe kërkojnë të ndryshojnë medh-hebin e tyre në xhaferij. Padyshim që kjo bëhet formalisht, pasi bëhet me synimin, që pasurinë e tij t’a trashëgojë vetëm vajza e tij e vetme. Cili është mendimi juaj mbi një akt të tillë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Është një fakt mbi disa ndryshime në mendime mes katër medh-hebeve sunite dhe atij shi’it. Disa nga këto dallime dhe kontradikta janë të pranueshme, pasi bëjnë pjesë në kufinjtë e vendimeve të arritura me llogjikë dhe arsye. Në rast se medh-hebi i babait dhe i vajzave, apo i burrit dhe i gruas është i ndryshëm, atëherë medh-hebi i pranueshëm për të dy palët është ai i gjykatësit, të cilin kanë zgjedhur si palë të tretë. Veç kësaj dua të them, që kontradiktat në çështjet e trashëgimisë janë të kufizuara. Gjithësesi, është mirë që askush të mos e ndryshojë medh-hebin e tij për arsye interesash dhe përfitimesh momentale. Medh-hebi mund të ndryshohet, në rast se bindesh që medh-hebi tjetër është më i saktë dhe i drejtë”
Shlyerja e borxheve
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Nëse trashëgimlënësi që ndërroi jetë, ka borxhe të pashlyera fillimisht me Zotin, namaz të pafalur, agjërim, haxh etj…çfarë duhet të bëjnë trashëgimtarët e tij? Nëse ata duhet të bëjnë diçka, çfarë është ajo dhe mbi cilin nga fëmijët bie përgjegjësia më shumë?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Nëse dikush vdes pa i shlyer disa detyrime si pagimin e zekatit dhe disa shlyerje (kefarete) të tjera, që para vdekjes ai duhet t’i porosisë fëmijët e tij që t’ia shlyejnë. Nëse këtë e porosit, është detyrë e fëmijëve dhe trashëgimtarëve që t’a çojnë në vend porosinë e tij.
Përsa i përket agjërimit, ai duhet t’i kompensojë ditët që nuk ka agjëruar me pagimin e vlerës të caktuar, ushqimin e një personi për çdo ditë të paagjëruar. Kurse përsa i përket namazit, disa dijetarët mendojnë që të shlyhet duke dhënë sadaka aq sa jepet për fitër. Dijetarët janë të mendimit, që edhe nëse nuk i ka porositur trashëgimtarët, nëse vlera që duhet nxjerrë nuk i kalon 13, ata duhet t’a japin për të shlyer detyrimet e trashëgimlënësit. Disa dijetarë të tjerë mendojnë, se nuk ka përse të paguajnë për namazin që nuk ka falur, pasi namazi është adhurim dhe adhurimet kanë nevojë për nijet. Nëse trashëgimlënësi nuk i ka porositur trashëgimtarët, kjo do të thotë se ai nuk e ka pasur nijet diçka të tillë. Gjithësesi, nëse ata e japin shumën edhe pse trashëgimlënësi nuk i ka porositur, shpresohet që Zoti t’a falë, mëshirojë dhe vlerësojë këtë akt bamirësie”.
 
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Çfarë do të thoje në fund të këtij emsioni doktor i nderuar?”
Prof. Dr. Ahmed El-Haxhij El-Kurdij: ”Dua të vë theksin mbi drejtësinë e legjislacionit islam dhe urtësinë e tij. Edhe pse Islami bën thirrje për përsosmëri, ai nuk ua imponon atë njerëzve të tjerë. Idealizmi është diçka, që nuk e arrijnë dot të gjithë njerëzit. Islami qëndron në kufinjtë e objektives dhe nuk e imponon idealen, pasi Islami është fe, që buron nga i Urti dhe i Gjithëdijshmi”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në fund të këtij emisioni ne e falenderojmë doktorin e nderuar për përgjigjet dhe informacionin e dhënë. Derisa lumturia të jetë tradita jonë, u pëshëndesim: Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit