Përgjatë vizitës që po realizon kryeministri maqedon në Prishtinë, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj i janë drejtuar medieve.
Me këtë rast ndër çështje të shumta që ka shtjelluar ai ka përmendur edhe rastin ‘Kumanova’.
Zaev ka cilësuar se ky rast është një çështje e brendshme, shkruan Indeksonline.
“Duhet të dihet e vërteta. Kjo është në interes të dy shteteve. Është çështje e ndjeshme, aty pati vrasje. Do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet e vërteta”, ka shtuar Zaev.
Duhet përkujtuar që rasti Kumanova është një ndër çështjet më të rëndëisishme në Maqedoni, sa i përket sistemit të drejtësisë./Indeksonline/