7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Zlatan Ibrahimoviç reagon pas kritikave ndaj tij në shtypin francez

Më të lexuarat

“Në shtyp shkruhen marrëzira. Po mundohen të më tërheqin poshtë. Mua nuk mund të më ulin poshtë as shtypi atje e as shtypi këtu. Unë jam në formën time më të mirë dhe jam në krye. Do të vazhdoj të jem në krye”.
 
 
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i ekipit Paris Saint-Germain në ligën e parë të Francës, reagoi ndaj akuzave ndaj tij në shtyp kohët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ibrahimoviç, i ndodhur në kryeqytetin e Suedisë në Stokholm, pas stërvitjes së fundit ai mbajti një konferencë për shtyp, ku iu është përgjigjur kritikave ndaj tij në shtypin francez.
 
Ai ka deklaruar se “në shtyp shkruhen marrëzira. Po mundohen të më tërheqin poshtë. Mua nuk mund të më ulin poshtë as shtypi atje e as shtypi këtu. Unë jam në formën time më të mirë dhe jam në krye. Do të vazhdoj të jem në krye”.
 
Zlatan Ibrahimoviç pasi ka rikujtuar se ka patur reagime ndaj tij pas ndeshjes së ligës PSG me Bordeaux , ka pohuar se:”Nuk ka rëndësi dhe nuk i jap rëndësi fjalëve sepse rezultati i ndeshjes flet më qartë. Atje për suksesin e ekipit dhe për të mbrojtur të drejtën time unë paskam thënë diçka për shkak të ambicies sime. Çdo ditë unë pyes veten time, tifozët e PSG janë në anën time. I besoj vetes time dhe këtë e kam treguar në ndeshjen që luajta një javë më pas ngjarjes duke shënuar 3 gola”.
 
 Ai gjithashtu pasi ka mohuar pretendimet në shtypin francez se do të largohet nga PSG tha se kontrata vazhdon dhe se nuk mendon të largohet nga PSG. Suedia do të luajë me Moldavinë për eliminatoret e kampionatit Europian 2016 ditën e premte më 27 mars.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit