1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zjarri i Notre Dame na dha një mësim për të kuptuar botën ku jetojmë

Më të lexuarat

Shumë njerëz kanë një lidhje të veçantë me Parisin. Është vendi më i vizituar në botë. Shumë prej tyre kanë kujtime nga vizita në Notre Dame, kujtime që u pluhurosën nga tymi i atij zjarri të trishtë.

Dy nga familjet më të pasura në botë, të drejtuara nga François-Henri Pinault dhe Bernard Arnault, nuk lanë që tragjedia të zgjaste më shumë se një ditë. Ata dhuruan 300 milionë euro për restaurimin e ndërtesës. Qyteti i Parisit gjithashtu u mobilizua duke mbledhur 10 milionë euro.

Gjithashtu është diskutuar dhe roli financiar që Kisha Katolike mund të ketë në restaurim. Askush jashtë Vatikanit nuk e di se sa para ka kisha, por në vitin 2012 The Economist llogariti se buxheti operues i Vatikanit vetëm në SHBA arrinte në 170 miliardë dollarë.

Papa Françesku ka konfirmuar se ai po lutet për të gjithë të prekurit nga flakët e Notre Dame. E thënë ndryshe, ai po bashkon duart e tij, nuk po i fut ato në xhep.

Shpejtësia dhe magnituda e përgjigjes së tyre na tregon diçka shumë të rëndësishme për shoqërinë në të cilën jetojmë.

Nëse vetëm dy burra që zotërojnë një pasuri prej më shumë se 7 miliardë dollarë mund të dhurojnë 300 milionë euro për të restauruar Notre Dame, brenda gjashtë orëve, atëherë ka mjaftueshëm para në botë për të ushqyer çdo gojë, për të strehuar çdo familje dhe për të edukuar çdo fëmijë. Por kjo nuk ka ndodhur akoma sepse mungon dëshira dhe është çështje sistemi.

Dështimi për ta bërë këtë vjen nga paaftësia jonë për të njohur emergjencat e mëdha që kanë jetët e njerëzve çdo ditë. Veprat e artit dhe historia arkitekturore janë krijuar nga njerëz dhe janë njerëzit ata që duhen mbështetur mbi gjithçka.

Tullat, betoni dhe xhamat mund të digjen, por ato nuk derdhin gjak, nuk vdesin urie, nuk vuajnë. Njerëzit vuajnë. Kudo në botë, nga Parisi në Persepolis, njerëzit po vuajnë. Ata vuajnë çdo ditë, por kjo nuk mbush faqet e para të gazetave e as nuk i frymëzon njerëzit më të pasur në botë të bëjnë donacione të menjëhershme.

Aktualisht, Franca numëron 140,000 njerëz të pastrehë – 30,000 prej të cilëve janë fëmijë. Një raport i vitit 2018 nga Secours Catholique zbuloi se në total janë rreth 8.8 milionë njerëz që jetojnë në varfëri në Francë. Një në çdo tetë francezë jetojnë në varfëri. Pavarësisht kësaj, Franca mbetet vendi i gjashtë më i pasur në botë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Herën tjetër kur ndoshta do t’ju duhet të zgjidhni mes strehimit dhe imigrimit, rrogave të infermierëve apo uljes së një takse, spitalit të fëmijëve apo një autostrade, kujtoni këtë moment. Paratë gjenden me një kërcitje gishtash. Thjesht nuk është në dorën tonë.

joe.ie

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit