Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.
Atij i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.
Mehaj ka shkruar në Facebook se kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se fryma e bashkëpunimit rajonal është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.