Greqia vijon të përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. Observatori Kombëtar i Athinës ka paraqitur një bilanc paraprak rreth situatës dhe zonave të djegura.
Në Evia janë djegur rreth 460,000 hektarë, në Atikë 80,000 hektarë dhe në Laconia 110,000 hektarë.
Autoritetet e përshkruajnë si katastrofën e zjarreve situatën aktuale, me më shumë se 650,000 hektarë të djegur në të gjithë vendin, ndërsa theksojnë se shifrat mund të ndryshojnë gjatë kësaj kohe.
Sipas vlerësimit të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit Pyjor deri tani në Evia 38% e zonave të djegura janë zona pyjorë, në Atikë sipërfaqja e djegur pyjore arrin në 37%, ndërsa në Laconina në 7%./abcnews.al/