Një zjarr masiv ka rënë në një zonë pyjore në Antalia në Turqi. Ministri i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli ka bërë me dije se një person ka humbur jetën.
82-vjeçari kishte mbetur i vetëm në banesën e tij, ndërsa shërbimet e emergjencës pavarësisht përpjekjeve për evakuimin e tij nuk ia dolën.
Gjithashtu 10 persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në Digën Oymapinar, ndërsa disa lagje janë evakuuar.
Ambulanca dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ndodhen në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Ndërkohë tre aeroplanë, 29 helikopterë janë në përpjekje për të shuar zjarrin./abcnews.al/