-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zjarr në një xhami në Gjermani, lëndohen disa persona

Më të lexuarat

Gjashtë persona janë lënduar, ndërsa shuma e dëmit të shkaktuar arrin shifrën prej 25.000 eurosh. Se si ka ndodhur aksidenti në xhaminë e Moosach të Mynihut, janë duke hetuar ekipet zjarrfikëse.

Një stufë elektrike ka shkaktuar zjarrin në një xhami shiite gjatë ditës së shtunë. Pasi 400 personat të cilët në atë moment gjendeshin në xhami, rreth orës 20.45 kishin tentuar të dalin sa më shpejt nga xhamia, është shkaktuar një panikë masive me disa të lënduar.

Pak pas alarmit për zjarrin e shkaktuar, u zhvilluan skena dramatike: Nga frika e zjarrit, dy besimtarë bile kishin kërcyer nga kati i parë i ndërtesës, të cilët me lëndime të lehta ishin dërguar në një klinikë gjermane në afërsi. Nëpër shkallët e stërmbushura të kateve të ndërtesës, është krijuar një rrëmujë e vërtetë, në mënyrë që të arrihej sa më shpejtë një kat më poshtë. Edhe me këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Gjatë arritjes së ekipeve zjarrfikëse dhe emergjencës, rruga ka qenë aq e stërmbushur me persona, sa që pothuajse e kishin bllokuar rrugën. Por, pas një kohe të shkurtër, ekipet zjarrfikëse e kishin vënë nën kontroll zjarrin, shkruan „TZ Online“, njofton „Shtegu.com“.

Tashmë, ekipet e hetuesisë i kanë filluar hetimet, të cilat dërgojnë në një stufë defekte lektrike, por nuk përjashtohet edhe mundësia e faktorit njeri të shkaktimit të zjarrit në këtë ndërtesë trikatëshe. Dëmi i shkaktuar material arrin shifrën prej 25.000 eurove.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit