Investimet në projekte të zhvillimit rural kanë filluar ta lehtësojnë qasjen dhe të krijojnë mundësi për të zhvilluar aktivitete ekonomike, mirëpo gjendja në zonat rurale është duke ndryshuar në mënyrë shumë të ngadaltë.
Për qeverisjet lokale dhe qendrore, sfidë vazhdon të jetë ngritja e standardit jetësor në zona rurale, mirëpo në përgjithësi mungon një konsensus shoqëror mbi politikat që duhet zbatuar për ta përshpejtuar ndryshimin e kësaj gjendje dhe mungon edhe harmonizimi i politikave strategjike.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thonë se secili investim në bujqësi ndikon në rritjen e të ardhurave të banorëve në zona rurale dhe në zhvillimin rural, sepse veprimtaritë bujqësore nuk zhvillohen nëpër zona urbane, por që zhvillimi rural duhet të jetë prioritet edhe për institucionet tjera.
Adil Behramaj, nga kjo ministri thotë se kanë edhe masa të veçanta përkrahëse për zhvillimin rural dhe se është krijuar edhe Rrjeti i Zhvillimit Rural, ku bëjnë pjesë rreth 30 Grupe Lokale të Veprimit, të cilave ua financojnë projektet zhvillimore, por në krahasim me mundësitë, sipas tij, nevojat për të investuar në këto zona janë shumë më të mëdha.
“Për t’i zvogëluar dallimet në mes të zonave rurale dhe urbane, ne financojmë edhe projekte publiko-private që ndikojnë në përmirësimin e standardit jetësor të komuniteteve nëpër zona rurale. Deri më tani kemi investuar afër 300 mijë euro në rreth 50 projekte të Grupeve Lokale të Veprimit, të cilat për qëllim kanë pasur ngritjen e standardit jetësor në komunitet”, thotë Behramaj.
Kjo nënmasë, sipas tij, është në përputhje edhe me standardet e zhvillimit rural të BE-së dhe përfshin vetëm aktivitetet jobujqësore, si rregullimin e infrastrukturës në oborret shkollore, rregullimin e parqeve, rregullimin e shtratit të lumenjve dhe kanaleve të ujitjes, ndërtimin e urave me interes të përgjithshëm, rregullimin e rrugëve rurale dhe fushore me karakter të përdorimit të gjerë, mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në zona rurale, pyllëzimin, përkrahjen e ekspozitave me karakter bujqësor dhe të tjer
a.
“Përveç përkrahjes së projekteve publiko-private, investimeve në bujqësi e blegtori dhe në projekte të tjera kapitale, që janë prioritete për drejtoritë komunale, ne në kuadër të masave të reja dhe granteve të Bankës Botërore dhe Danida-s, gjatë muajve në vijim për herë të parë planifikojmë t’i investojmë edhe rreth 1 milionë euro në zonat rurale më pak të zhvilluara, të cilat kanë potencial më të lartë zhvillimor”, thotë zëdhënësi Behramaj, duke treguar se në vitin e ardhshëm janë duke i shqyrtuar mundësitë që të investojnë edhe në agroturizëm. Këto, sipas tij, janë investime që po bëhen për herë të parë, sepse në të kaluarën nuk ka ekzistuar një qasje e tillë ndaj zhvillimit të zonave rurale.
Ndërsa, Sabit Ferizi, kryetar i Grupit Lokal të Veprimit ”Perspektiva” në komunën e Skenderajt, tregon se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, kanë arritur që t’i ndërtojnë tri ura dhe një pikë grumbulluese të qumështit, në vlerë prej mbi 40 mijë euro, të cilat, sipas tij, kanë mundësuar zhvillimin e bujqësisë në disa zona, që dikur lëvizja e banorëve ishte shumë e kufizuar.
Ai thotë se për ta bërë jetën më atraktive në zonat rurale, nevojitet që secila komunë dhe secili dikaster qeveritar t’i orientojë në masë më të madhe investimet në zona rurale. “Edhe ndërtimi i një shkolle, një rruge apo edhe një shtëpie shëndeti dhe një shtylle elektrike ndikon në përmirësimin e standardit jetësor në zonat rurale, prandaj duhet të investohet më shumë në të gjitha fushat që ndërlidhen me zhvillimin e zonave rurale”, thotë Ferizi.
Profili rural i Kosovës është i kushtëzuar nga madhësia gjeografike, madhësia e tregut, struktura demografike dhe niveli i ulët i zhvillimit ekonomik. Pjesëmarrja e popullsisë rurale në popullsinë e përgjithshme sillet në rreth 60 %. Ndërsa, burimet kryesore të të ardhurave të familjeve rurale, në masë të madhe sigurohen nga pagat mujore, remitan.kohaislame