1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zhvendoset anija e bllokuar në Kanalin e Suezit

Më të lexuarat

Një anije e madhe që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, u zhvendos plotësisht, duke i hapur rrugë rinisjes së trafikut ujor. “Admirali Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, njoftoi për rifillimin e trafikut të transportit në Kanalin e Suezit”, tha përmes një deklarate Autoriteti i Kanalit të Suezit. Televizioni egjiptian tregoi pamje të anijes Ever Given të pozicionuar në qendër të kanalit. Suksesi u arrit pas përpjekjeve intensive për ta shtyrë dhe tërhequr atë me rimorkiatorë. Anija, 400 metra e gjatë, po transportonte mbi 18,000 kontejnerë nga Azia në Evropë, kur u bllokua në Kanalin e Suezit më 23 mars. Që atëherë, trafiku në kanal është ndalur, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të transportit global, edhe ashtu të goditur nga pandemia e koronavirusit. Mbi 320 anije janë aktualisht duke pritur për të kaluar përmes kanalit. Përmes tij, çdo ditë kalon transit afro një e treta e kontejnerëve botërorë. Rreth 12 për qind e tregtisë globale të të gjitha mallrave kalojnë po ashtu përmes këtij kanali, të gjatë 193 kilometra.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit