1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zgjohet nga koma pas 27 vitesh dhe thotë emrin e të birit «E dija që do ia dilte, mamaja ime është heroinë»

Më të lexuarat

Thonë se shpresa vdes e fundit, por jo të gjithë kemi dëshirën e mirë, durimin dhe vullnetin për ta besuar këtë gjë. Por ky nuk është rasti i Omar Webair. Ai e dinte gjithmonë se nëna e tij do të zgjohej një ditë nga koma, e dinte se do të ishin bashkë ndonëse prej 27 vitesh ajo kishte qenë e lidhur pas shtretërve të spitaleve në Londër, Emiratet e Bashkuara dhe së fundmi në Gjermani. Por Munira Abdulla është gjallë, është rikthyer në jetë ndërkohë që mjekët kishin humbur të gjitha shpresat se mund të ndodhte ndonjëherë. Historia e gruas që u zgjua nga koma pas 27 vitesh po bën xhiron e botës, megjithatë heronjtë e vërtetë janë dy: nënë e bir që nuk reshtën së besuari në mrekulli.

‘’Isha vetëm 4 vjeç kur ndodhi aksidenti. Mamaja erdhi të më merrte në shkollë së bashku me xhaxhanë. Ishim ulur në sendilen e pasme të makinës, ndërkohë që një autobus po vinte me shpejtësi drejt nesh. Mbaj mend që mamaja më mbështolli me krahët e saj dhe më shtrëngoi fort që të mos më ndodhte gjë. Më pas, u zgjova në shtëpi, ndërkohë që ajo ishte dërguar me urgjencë në spital.’’-rrëfen 31-vjeçari.

Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka luftuar përkrah saj. Shkonte çdo ditë në spital, i fliste për gjërat që bënte, ëndrrën për të qenë së bashku, dhe se ajo nuk mund ta braktiste. Pasi dëgjoi historinë e Muniras dhe Omarit, princi i Abu Dabit kërkoi transferimin e saj në një klinikë gjermane në Mynih. Ajo u zgjua qershorin e kaluar dhe gjëja e parë që tha ishte emri i të birit. Tashmë gruaja 60-vjeçare duhet të bëjë disa ndërhyrje për të forcuar muskujt e këmbëve dhe të duarve, trajtimeve për epilepsinë etj. Historia e saj ka emocionuar me miliona njerëz në të gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit