Sot Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të radhës në zyrën e saj në Strugë. Ndër pikat që u diskutuan sot ishte vazhdimi i strukturimit të mëtejmë të Lëvizjes në kuptim të zgjedhjes së nënkryetarëve, të sekretariateve dhe të departamenteve të BESËS.
Me këtë rast për nënkryetarë të Lëvizjes BESA u zgjodhën Ermira Asani Salija – avokate nga Gostivari dhe Zeqirija Ibrahimi – filolog nga Shkupi. Mandati i tyre, ashtu si edhe i gjithë organeve të tjera, do të jetë deri në kongresin e ardhshëm.
Përveç tyre, konform Statutit, pasi është zgjedhur Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, u diskutua edhe themelimi i sekretariateve, që janë në varësi të Sekretarit Gjeneral, dhe u vendos që:
- Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike të jetë Shaban Zendeli
- Sekretar i Sekretariatit për marrëdhënieve me publikun të jetë Njomza Imeri Ismaili
- Sekretar i Sekretariatit për Burimeve Njerëzore dhe Lobimit të jetë Hysein Dika
- Sekretar i Sekretariatit organizativ të jetë Skender Rexhepi
Në këtë takim u konstituuan edhe 15 departamentet e Lëvizjes BESA, të cilat do ta ndjekin punën e ministrive përkatëse në vend.