Njeriu ka prirje të ecë rrugës ku rezistenca është më e vogël(apo nuk ekziston fare) prandaj kemi dy koncepte:
- Koncepti i sakrificës dhe
- Konceptin e benifiteve
Te koncepti i parë jeton për të tjerët ndërsa te i dyti koncept jeton prej të tjerëve. Te e para ke përgjegjësi ndërsa tek e dyta ke komoditet. Te e para nuk je i njohur ndërsa te e dyta ke famë.
Rreth konceptit të parë sillen të sinqertët, rreth konceptit të dytë sillen të pangopurit. Në afërsinë e personave të konceptit te pare njeriu ndihet i vlerësuar, ndërsa në afërsinë e personave të konceptit tjetër ndihesh i nënçmuar. Personat e konceptit të parë vrapojnë maratonë, e anëtarët konceptit të dytë dëshirojnë stazha të shkurtra.
Koncepti i parë jep dritë qielli, ndërsa koncepti i dytë jep dritë blici fotografik. Koncepti i parë ofron udhëzim, ndërsa i dyti koncept ofron lavdërim.
Si ta kuptosh me cilën palë je? Ajo kuptohet në varrimin tënd, për nga numri dhe për nga personat që do të marrin pjesë në varim. Zgjidhe palën me kë do të jetosh!
Kenan Bajrami