0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zgjedhjet në Irak, koalicioni i kryeministrit Abadi në avantazh

Më të lexuarat

BAGDAD (AA) – Sipas rezultateve jozyrtare, koalicioni Nasir i kryeministrit irakian, Haider Al-Abadi, ka dalë i pari në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura ditën e djeshme në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Husejin Adili, zëdhënësi i koalicionit Nasir për AA është shprehur se “Koalicioni Nasir aktualisht është i pari sipas rezultateve të dala deri tani”.

Ndër të tjera Adili tha se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në vend mund të shpallen në orët e mbrëmjes.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Irak u njoftua se ka patur një pjesëmarrje mbi 44 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit