15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

“Vëllazëria Muslimane e Egjiptit e gatshme për dialog”

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Përfaqësuesit e Vëllazërisë Muslimanë të Egjiptit, përgjegjës për marrëdhënie ndërkombëtare, deklaruan se Vëllazëria është e gatshme për dialog me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, për të gjetur një zgjidhje politike për zhvillimet të cilat pasuan pas puçit ushtarak të vitit 2013.

“Jemi të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunim me secilin, por kjo nuk do të thotë të dorëzohemi”, tha për Anadolu Agency (AA), Yusuf Neda, i cili aktualisht po qëndron në Campione d’Italia, në afërsi të kufirit Zvicër-Itali.

“Asnjëherë nuk do të ndalem nga përpjekja për të sjell paqe”, tha Neda.

Ai nënvizoi rëndësinë që ka për Egjiptin gjetja e një zgjidhjeje politike, për zhvillimet që pasuan puçin ushtarak.

“Nëse dëshirojmë të rregullojmë gjërat, atëherë secili egjiptian do të duhet të sakrifikojë nga vetja”, tha përfaqësuesi i Vëllazërisë Muslimane, përgjegjës për marrëdhënie ndërkombëtare.

Rikujtojmë se presidenti i parë të cilin Egjipti e kishte zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, u përmbys me anë të një grusht shteti ushtarak në vitin 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit