0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zgjedhjet në BFI – opinion nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Në vend se të kërkohet zgjidhje rrënjësore për efektivizimin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV, palë të caktuara përveç se mjaftohen me këtë formë jo të plotë dhe jo të saktë të plotësimit të boshllëkut me largimin e ish reisit Sulejman Rexhepit, dhe pa ndryshuar kushtetun dhe kthimin e saj në vijën normale, ata organizojnë zgjedhje, caktojnë trup votues me 21 votues, të cilët duhet të votojnë të parin e një institucioni shumë serioz, sidomos në kohën e shfaqjes së antagonizmave dhe ekstremizmave të dhunshëm, të cilat padrejtësisht i adresohen islamit, edhe mendojnë se kjo formë do i jep legjitimitet të fuqishëm Reisit të ri!
Palë të caktuara për të diskredituar një kandidat, në vend se të kërkojnë zgjidhje rrënjësore në këtë institucion, përkrahin publikisht një kandidat kundër tjerëve, duke krijuar presion në opinion, atë që e bëjnë edhe në takime të fshehta, me këta 21 votues, për tu zgjedh kandidati i tyre i preferuar!
Ata përdorin edhe metoda jo të ndershme në këtë drejtim, duke keqpërodrë emrin e Nexhat Ibrahimit, edhe publikimin e lajmeve të paverifikuara, nga portale të afërta me njërën palë që garon me kandidat në këto gara brenda BFI-s, dhe pastaj mendojne se kështu do qeverisin me drejtësi, sinqeritet dhe ndershmëri këtë institucion?!
Besoj se krejt hoxhallarët, nga më i riu e deri te më plaku duhet të çohen në këmbë, tani o kurrë, për ta vendosë në binaret e veta këtë institucion shumë relevant në shtetin tonë.
Për të pasë zgjedhje me të mira çdo mufti duhet të merr opinionet e antarëve të muftinis e pastaj sipas opinioneve të tyre të voton. Nëse muftitë edhe antarët e rijesateti nuk konsultohen me imamët dhe puntorët e muftinive e operativës së tyre, ata nuk do japin votë legjitime për reisin e ri dhe nuk do ofrojnë argument për tu besuar atyre në pozitën që udhëheqin.
Mos rrini anësh sot, mos heshtni sot, mos rrini indiferent sot, sepse nesër çdo ankes e reagim a kundërshtim do jetë i vonshëm edhe i pavlerë.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit