Personat e infektuar me koronavirus që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe që kanë lajmëruar më parë komisionet zgjedhore komunale do të vizitohen nga një bord zgjedhor special i përbërë nga profesionistë të shëndetit
Votimi për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut fillon sot me votimin e personave të burgosur në institucionet ndëshkuese-korrektuese, të shpërngulurve, të moshuarve dhe të sëmurëve, personave që vuajnë nga COVID-19 dhe atyre në izolim, raporton Anadolu Agency (AA).
Me heshtjen parazgjedhore që filloi në mesnatë, fushata e partive politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër ka përfunduar.
Personat e infektuar me koronavirus që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe që kanë lajmëruar më parë komisionet zgjedhore komunale do të vizitohen nga një bord zgjedhor special i përbërë nga profesionistë të shëndetit. Paraprakisht, komisioni zgjedhor komunal sipas detyrës zyrtare mbledh të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për personat e regjistruar për të votuar.
Nesër do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale, në të cilat qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 80 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe anëtarët e këshillit të qytetit. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 31 tetor.
1.824.864 persona kanë të drejtë vote dhe do të jenë në gjendje të zgjedhin midis 303 listave të kryetarëve të komunave dhe 567 listave të këshilltarëve.
Këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë Veriore. Zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990.