Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës njoftoi se deri në ora 15:00 kanë votuar 532.288 votues apo 28.89 për qind e votuesve
PRISHTINË (AA) – Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës njoftoi se deri në ora 15:00 kanë votuar 532.288 votues apo 28.89 për qind e votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se “Në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës deri në ora 15:00 kanë votuar 532.288 votues apo 28.89 përqind e votuesve”.
Në zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. KQZ-ja ka akredituar 33 mijë e 200 vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë. Zgjedhjet e fundit lokale në vend u mbajtën në vitin 2013.