4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zgjedhjet Evropiane 2024: Sa para marrin eurodeputetët?

Më të lexuarat

Ja pse Fredi Belerit i ka “pjellë gjeli” në rrethanën e re politike

Përveç pagës së tyre, eurodeputetët dhe anëtarët e parlamenteve kombëtare kanë të drejtë për shtesa që mbulojnë shpenzimet që ata bëjnë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre parlamentare.

Deputetët e Parlamentit Evropian marrin një kompensim prej 12,800 euro në muaj, ndërmjet pagës fikse mujore dhe shtesës për shpenzime të përgjithshme.

Kjo shumë në praktikë është më e lartë, pasi i shtohet edhe kompensimi ditor që marrin në ushtrimin e detyrës kur janë të pranishëm në Parlamentin Europian.

Shtesa fikse mujore për eurodeputetët është 10,075,18 € bruto dhe 7,853,18 € neto, pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Sipas statutit të vetëm për eurodeputetët, pagat përcaktohen në 38.5% të pagës bazë të një gjyqtari të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, prandaj ata marrin një shtesë mujore prej 4,950 €, e cila, sipas faqes së internetit të Parlamentit Evropian, është një shumë fikse për mbulimin e kostove të qirasë së zyrave në vende të zgjedhura, si dhe pajisje kompjuterike dhe softuer, pajisje zyre, telefona celularë dhe kontrata telefonike dhe interneti.

Megjithatë, në rast se eurodeputetët marrin pjesë pa arsye më pak se gjysmën e seancave plenare në një vit parlamentar (shtator – gusht), ata marrin gjysmën e shumës së mësipërme. Kjo do të thotë se çdo muaj dhe pa marrë parasysh taksat kombëtare, që mund të paguanin në vendin e origjinës, eurodeputetët fusin në xhep 12800 euro.

Për sa i përket pagesës ditore, eurodeputetët marrin 350 euro, të cilat mbulojnë akomodimin, ushqimin dhe shpenzimet përkatëse, për çdo ditë që ndodhen në Parlamentin Evropian për punë zyrtare. Për të marrë këtë shumë ata do të duhet të nënshkruajnë një procesverbal. Kjo shtesë është përgjysmuar për deputetët të cilët në ditët e votimit plenar humbasin më shumë se gjysmën e votave me emër.

Përveç kësaj, Parlamenti Evropian mbulon shpenzimet e udhëtimit në mënyrë që eurodeputetët të mund të marrin pjesë në takime të ndryshme, si plenare, mbledhje të komisioneve parlamentare dhe ato të grupeve politike. Kjo do të thotë se atyre u kthehet kostoja reale e biletave për këto takime, të cilat mbahen kryesisht në Bruksel dhe Strasburg.

Tarifat vendosen në biletat ajrore të klasit të biznesit, biletat e trenit të klasit të parë ose 0,58 € për kilometër për udhëtime me makinë, deri në maksimum 1,000 kilometra.

Kur eurodeputetët udhëtojnë jashtë vendit të punës në emër të Parlamentit Evropian, si p.sh. në misionet e mbledhjes së fakteve të komisioneve, shpenzimet i ngarkohen buxhetit të komitetit ose delegacionit që e organizon atë. Për udhëtimet e organizuara në baza individuale për kryerjen e funksioneve zyrtare, si p.sh. pjesëmarrja në një konferencë ose vizitë pune, Parlamenti Evropian rimburson shpenzimet, megjithëse i nënshtrohet tavaneve vjetore.

Për udhëtimet e kryera brenda shtetit anëtar të përzgjedhur, shuma ka një kufi maksimal vjetor që varet nga vendi, ndërsa nëse është jashtë vendit, maksimumi fiksohet në 4886 euro në vit. Kur eurodeputetët përfundojnë mandatin e tyre, ata kanë të drejtë për një shtesë kalimtare, e barabartë me pagën e një muaji për çdo vit që shërbejnë, për një maksimum prej dy vjetësh.

Kjo do të thotë se kur një ish-deputet merr postin e tij diku tjetër, paga e re kompensohet nga shtesa kalimtare. Megjithatë, nëse ai ka të drejtë për pension pleqërie ose invaliditeti në të njëjtën kohë, nuk mund t’i marrë të dyja, por i kërkohet të zgjedhë atë që preferon.

Së fundi, ish-deputetët kanë të drejtën e pensionit kur mbushin moshën 63 vjeç, që është 3,5% e shtesës së tyre për çdo vit të plotë shërbimi, plus 1/12 për çdo muaj të plotë shtesë. Shuma nuk mund të kalojë 70% në total, ndërsa kostoja e pensioneve përballohet nga buxheti i BE-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit