Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka shprehur pakënaqësinë për mbajtjen e zgjedhjeve më datë 25 qershor, ditë e cila përkon me festën e Bajramit.
Sipas myftiut, ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.
“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar.
Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, është shprehur ai.
19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)