6.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Zgjatni afatin e qëndrueshmërisë artikujve edhe deri në gjysmë viti: Truke të thjeshta të cilat do t’ju kursejnë shumë para

Më të lexuarat

Disa truqe të thjeshta dhe paksa të pazakonshme do t’ju ndihmojnë që artikujve një kohë të gjatë tua ruani freskinë dhe të kurseni!

Vendosni qepët në çorape najloni

Në vend që t’i hidhni poshtë getet e shqyera të najlonit, lani mirë, ndërkaq këmbët pritni në copa gjatësie rreth 15 centimetra. Fusni qepët e paqëruara në to, lidhni skajet dhe vendosni në depo.

Tekstura me vrima e çorapeve perimeve do t’u lejojnë të marrin frymë dhe kështu do të shmanget kalbja e parakohshme. Qepëve tuaja ua keni zgjatur afatin e qëndrueshmërisë edhe për gjashtë muaj!

Kulluesja do ta mbrojë shalqirin nga prishja

Shalqirit do t’ia zgjasni freskinë edhe për disa ditë nëse copat i vendosni në kulluese plastike nën të cilën ndodhet një enë.

Teprica e lëngut do të kullohet, ndërkaq procesi i kalbjes do të pengohet.

Ngrijeni pastën e domates

Në një letër të prerë më parë për pjekje vendoseni një lugë, dy pasta, me kujdes mbyllni letrën dhe paketat e vogla fusni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Në këtë mënyrë domates do t’ia zgjasni qëndrueshmërinë edhe për pesë muaj të tjerë.

Djathin ruajeni në ujë të njelmët

Kombinimi i ujit të vluar dhe të ftohur dhe kripës krijon ambient të përsosur për ruajtjen e freskisë së djathërave si p.sh. djathit feta dhe mozzarella.

Përgatitja e këtillë e djathit mund të mbahet në frigorifer edhe për disa muaj pa u frikuar që do të prishet, vetëm është e nevojshme që herë pas here t’ia ndërroni ujin.

Dafinë për miell pa insekte

Insektet kanë zakon që të zhvillohen në artikujt “pluhur” siç është mielli, ndërkaq shumë lehtë do t’i ndiqni me dafinë. Në një kavanoz me miell vendosni disa fletë të kësaj erëze dhe do të zhduken mysafirët e padëshiruar!

Insektet nuk e përballojnë aromën e fortë të erëzave, ndërkaq ky truk mund të aplikohet edhe në oriz, muesli…

Mollët dhe patatet shkojnë bashkë

Për të penguar pataten që të mbijë, është e nevojshme ta mbani në një shportë të thatë dhe t’i shtoni nga ndonjë mollë.

Pektinat nga molla pengojnë procesin e mbirjes te perimet, ndërkaq në këtë mënyrë do t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë edhe deri në tetë javë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit