Autori i sulmit në Magdeburg: “urren Islamin” mbështet AfD-në
Në Magdeburg të Gjermanisë, mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 19:00, një makinë përplasi një masë njerëzore në tregun e Krishtlindjeve, akt që u quajt “terrorist”.
Nga autoritetet u njoftua për disa jetëhumbje e të plagosur.
Sipas informacioneve që disponojnë mediat gjermane, i dyshuari për këtë sulm është Saudi Taleb A., i cili jeton në Bernburg dhe punon në një spital specifik – Qendra Korrektuese për Rehabilitimin e të Varurve.
BILD gjerman thotë se Taleb A. ka lindur në Arabinë Saudite në vitin 1974.
“Në Gjermani është që nga viti 2006 dhe jeton këtu me leje të përhershme qëndrimi. Taleb A. punon në një klinikë në Bernburg si specialist në psikiatri dhe psikoterapi”.
Siç mëson BILD, Taleb A. nuk njihej apo binte në sy si ndonjë ekstremist fetar. Në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Zeitung në 2019, ai madje kritikoi Islamin. “Unë jam kritiku më agresiv i Islamit në histori,” tha ai atëherë.
Taleb A. pranoi madje dhe se e la Islamin: “Prandaj më kërcënuan. Ata donin të më ‘thernin’ nëse kthehesha në Arabinë Saudite. Kështu që vendosa të aplikoj për azil në Gjermani. Nuk do të kishte kuptim që unë të rrezikoja të kthehesha dhe më pas të vritesha”, tha Taleb.
Ai zbuloi për mediat gjermane se ka themeluar një platformë online që ndihmon ata që kanë braktisur Islamin nga vendet e Gjirit që të aplikojnë për azil në Gjermani.
Në një nga platformat e tij, ai akuzoi Gjermaninë për “islamizimin e Evropës” dhe persekutimin e azilkërkuesve sauditë.
Profili i tij përmbante imazhe dhe postime që mbështesnin pikëpamjet radikale, duke përfshirë një foto të një pushke automatike me fjalët “SHBA” të shkruara mbi të. Ai ndante gjithashtu përmbajtje duke lavdëruar partinë e krahut të djathtë AfD, ndërsa kritikon ish-Kancelaren Angela Merkel, duke e akuzuar atë për “shkatërrimin e Evropës”.
Pra, sipas këtij profili, fjala është për një person krejtësisht kontravers, krejtësisht jonormal.
Për sqarim: një musliman, një njeri që ka zgjedhur ta jetojë jetën me Islam, nuk vert dot mizën e jo me njerëz të pafajshëm. /tesheshi.com/