32.8 C
Pristina
Monday, July 8, 2024

Zemërimi për hir të Zotit – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Zemërimi është një ndjenjë e natyrshme njerëzore, është një reaksion i fortë i brendshëm për t’iu kundërvënë asaj që perceptohet si e papëlqyeshme apo cenuese. Njerëzit zemërohen kur u cenohet personaliteti, nderi, pasuria apo të afërmit. Por njerëzit zemërohen edhe kur u preken shenjtëritë, parimet, e vërteta dhe e drejta që ata besojnë.

Të zemërohesh për hir të vetes kur të hyjnë në hak është njerëzore, por të zemërohesh për hir të Zotit kur preken normat dhe parimet e Tij është sublime. Njerëzit shpesh zemërohen edhe pa të drejtë apo edhe kot për gjënë më të vogël, por ajo që e dallon një besimtar të vërtetë është pikërisht se ndjenjat e zemërimit, dashurisë, simpatisë etj., ngrihen pikërisht mbi atë që do Allahu dhe urren Ai dhe jo thjesht mbi preferenca apo afërsi personale njerëzore.

Madje të sakrifikosh ndjenjat personale ndaj vetes, miqve dhe njerëzve më të afërm për hir të parimeve të besimit, është nga aktet më të larta të imanit.

Aishja (radijallahu anha) thoshte për të Dërguarin e Allahut (alejhi salatu ue selam) se ai nuk hakmerrej për veten e tij, por nëse cenoheshin ndalesat e Allahut hakmerrej për Të, për shkak të këtyre ndalesave.

I tillë duhet të jetë besimtari që parimet dhe normat e fesë t’i dhimbsen më shumë sesa vetja apo miqtë dhe të afërmit.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit