1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zemërimi i Erdoganit me SHBA

Më të lexuarat

Presidenti turk, kundër qasjes amerikane ndaj vendit të tij dhe Greqisë

Në një intervistë për rrjetin amerikan PBS, presidenti turk Erdogan reagoi ashpër nga një politike amerikane, e cila sipas tij po tregohet tejet e padrejtë në qasjen ndaj ngërçit me Greqinë.

Ai tha se ndërsa Turqisë i vendosen sanksione, Greqia mbështetet me avion dhe baza të reja amerikanë në tokën e saj.

Ai përsëriti se presidenti Biden i premtoi zgjidhje të çështjes me F-16, në mënyrë që Turqia t’i blejë ato, por në rast se “dera amerikane mbetet e mbyllur’, ai do t’i drejtohet zgjidhjeve të tjera.

“Midis dy vendeve mike, është shumë e gabuar qasja politike për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për çështjen e F-16. Biden më premtoi zgjidhjen e çështjes”, tha ai, duke vijuar: “Çfarë do të bëjmë nëse nuk arrijmë të marrim rezultatin që duam nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me F- 16? Ne do të kujdesemi për veten. Pra, ju do t’i jepni Greqisë të gjitha llojet e mbështetjes për F-16, do të ndërtoni baza atje, por nuk do t’ia jepni këtë mbështetje një vendi mik si Turqia në NATO dhe një vendi që jep të gjitha llojet e mbështetjes për NATO-n? Jemi në pesë vendet e para. Në këtë rast, detyra e Turqisë është të kujdeset për veten. Përndryshe, ne nuk kemi problem me Amerikën”, theksoi Erdogan.

Presidenti turk ndodhet në New York për një sesion të OKB, ku u bë lajm në mediat amerikane dhe botërore për shëtitjen e tij në Center Park, duke u takuar përzemërsisht me shumë njerëz e biseduar me ta.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit