4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zelensky: Negociatat kuptimplote me Ukrainën janë mundësia e vetme për Rusinë

Më të lexuarat

“Negociatat kuptimplote për paqe dhe të sigurisë për Ukrainën janë mundësia e vetme e Rusisë për të pakësuar dëmin që buron nga gabimet e veta”, tha presidenti ukrainas, Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se negociatat kuptimplote me Ukrainën janë mundësia e vetme e Rusisë për të pakësuar dëmin që buron nga gabimet e veta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video mesazh të publikuar, Zelensky këtë herë iu drejtua popullit para ndërtesës së presidencës.

Zelensky përmendi negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë dhe tha se “Ka ardhur koha për të siguruar sërish drejtësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Përndryshe as disa gjenerata nuk do të jenë të mjaftueshme që Rusia të ngrihet sërish për shkak të humbjeve që ka pësuar”, shtoi Zelensky i cili tha se “Negociatat kuptimplote për paqe dhe të sigurisë për Ukrainën janë mundësia e vetme e Rusisë për të pakësuar dëmin që buron nga gabimet e veta”.

Duke vënë në dukje se kanë thjeshtësuar procedurat doganore me qëllim lehtësimin e hyrjes së mallrave në vend, Zelensky tha: “Produktet e nevojshme për mbrojtjen dhe popullin tonë do t‘i dorëzohen Ukrainës në mënyrë të lehtë aq sa lejojnë ligjet e fizikës. Do të heqim kategorikisht të gjithë burokracitë, të gjitha taksat doganore dhe pagesat e tjera përfshirë TVSH-në”. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit