2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zelensky mbështet thirrjen e Trumpit për paqe, por cili është plani i presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Më të lexuarat

Volodymyr Zelensky ka mbështetur përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur” në një takim të papritur nga Emmanuel Macron në Paris.

Të tre burrat u takuan të shtunën në Pallatin Elysee për të diskutuar bashkëpunimin e tyre për “mbrojtjen” në Ukrainë.

Pas takimit, Zelensky tha se kishin rënë dakord të ndiqnin rrugën për “një paqe të drejtë”, duke përsëritur thënien e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, “paqe përmes forcës”.

Ai tha: “Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Ne folëm për njerëzit tanë, situatën në terren dhe një paqe të drejtë”.

Bëhet e ditur se takimi ishte i pari i Trumpit me presidentin ukrainas që nga fitorja e zgjedhjeve muajin e kaluar.

Ai është zotuar më parë se do t’i japë fund luftës “brenda një dite” dhe po punon për një strategji për të negociuar një armëpushim me Rusinë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Zelensky kishte sugjeruar më parë se ai kundërshton planin e Trump për të reduktuar ndihmën ushtarake amerikane dhe për të filluar negociatat me Vladimir Putin mbi territorin në Ukrainën lindore.

Megjithatë, ai ka qenë i prirur të angazhohet me strategjinë e presidentit të zgjedhur që nga fitorja e tij në zgjedhje muajin e kaluar dhe ka bërë thirrje që Ukrainës t’i jepet mbrojtje shtesë perëndimore nën “ombrellën e NATO-s” si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Ai ka sugjeruar gjithashtu se do të ishte i hapur për të lëshuar katër rajone lindore të pushtuara aktualisht nga Rusia në këmbim të përfundimit të “fazës së nxehtë” të luftës.

Ndryshe, Trump thuhet se po shqyrton krijimin e një zone tampon midis Ukrainës dhe Rusisë, të patrulluar nga ushtarë evropianë.

SHBA nuk do të kontribuojë me trupa, por mund të sigurojë ndihmë ushtarake për të ruajtur paqen.

Çdo marrëveshje do të varet nga e ardhmja e rajoneve lindore të Ukrainës të pushtuara nga forcat e Putinit në shkurt 2022, ku lufta vazhdon.

Por, disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, janë të shqetësuar se ofrimi i lëshimeve territoriale ndaj Putinit do të inkurajonte më tej Rusinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit