1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zelanda e Re voton ndalesën e armëve automatike dhe gjysmë-automatike

Më të lexuarat

Më pak se një muaj nga masakra mbi muslimanët gjatë namazit të xhumasë, Parlamenti i Zelandës së Re sot ka votuar një ligj i cili shpall të paligjshëm mbajtjen e armëve ushtarake automatike dhe gjysmë-automatike.

Qeveria e kryeministres Jacinda Ardern, propozoi miratimin e ligjit në fjalë, si rrjedhojë e sulmit terrorist të 15 marsit mbi dy xhami në Christchurch, ku si pasojë mbetën të vrarë 50 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ndryshimi i ligjit kishte një mbështetje gati se të njëzëshme, 119-1, njoftoi “Radio Zelanda e Re”, e cila bën të ditur se për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të nënshkruhet nga guvernatori i Përgjithshëm, që është një formalitet.

Ligji ndalon armët automatike dhe gjysmë-automatike të llojit ushtarak si dhe ndalon pjesët nga të cilat mund të montohet një armë e tillë.

Në fjalimin e saj në Parlament, Ardern tha se komisioneri i policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, i kishte thënë pas të shtënave se “i armatosuri ka poseduar ligjërisht armët e tij”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit