-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së jep dorëheqje për shkak të politikës ndaj Gazës

Më të lexuarat

“Unë dhashë dorëheqje në prill, duke kundërshtuar politikën e SHBA-së për Gazën. Diplomaci, jo armë. Bëhuni forca e paqes dhe unitetit”, shkroi Hala Rharrit

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Hala Rharrit ka dhënë dorëheqje nga posti për shkak të politikës së vendit të saj ndaj Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas “Al Arabiya”, Rharrit në mesazhin që postoi në llogarinë e saj në LinkedIn tha se punonte në Departamentin e Shtetit të SHBA për 18 vjet. “Unë dhashë dorëheqje në prill, duke kundërshtuar politikën e SHBA-së për Gazën. Diplomaci, jo armë. Bëhuni forca e paqes dhe unitetit”, shkroi ajo.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se e ka parë lajmin për dorëheqjen e Rharrit, por nuk do të flasë për një çështje personale.

– Rharrit punonte në Departamentin e Shtetit që nga viti 2005

Rharrit, e cila punonte në Departamentin e Shtetit që nga viti 2005, ka qenë zëdhënëse për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore që nga gushti i vitit 2022.

Ajo u bë punonjësja e tretë e Departamentit të Shtetit që dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj politikave të vendit të saj që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit