-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Më të lexuarat

Zëdhnësi i BE-së, Peter Stano,  këtë të enjte ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Mediat serbe bëjnë me dije se i pyetur në lidhje me deklaratënm e bërë nga kryeministri albin kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano.

Ndfërkohë kujtojmë se Kurti, në një intervistë për median britanike BBC, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe qoftë si kryeministër apo në opozitë./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit