3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Shqipëri, si joshen të miturit dhe premtimet erotike

Më të lexuarat

Fiks Fare ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e Fiks Fare treguan mbrëmjen e sotme sot sesa  lehtë bien pre e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri , i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Në Fiks Fare erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’i kërkuar më vonë favore seksuale duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës. Gjatë  komunikimit me fëmijët ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebook, me mesazhe por edhe me video telefonata.  Pas këtij informacioni, fillimisht u  verifikua  faqja e tij në Facebook. Ai  kishte mbi 4000 miq, mbi 80% e tyre, nga fotot ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook  nuk heziton të vendos zemra apo të shprehi dashurinë për “vëllezërit” e tij, siç edhe i referohet në shumicën e kohës.

Still0502_00027

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar ose jo, gazetarët e Fiksit hapen 2 profile në Facebook atë të një dali dhe një vajze përkatësisht 13 vjeçar.   Pas ftesave dhe pranimeve  filloi komunikimi, ku në chat privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishe aktiv apo pasiv e më pas bënin bisedë seksuale.  Në bisedat që djali minoren, 13 vjeçari i Fiksit,  ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë i është kërkuar të bëhet: I dashuri i tyre , të dërgoj foto  të vetes  dhe  organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë etj. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Fb, dhe për më tepër një 13 vjeçari  i kanë dërguar foto të organit seksual duke e pyetur nëse i pëlqen.  Më pas i kanë  treguar se si do ja heqin turpin apo se si do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të nëse ai shkon t’i takojë.  Madje njëri prej tyre i tregoi djalit  13 vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro apo lekë.

Rasti me flagrant është ai i një 50  vjeçari i cili i tregon djalit 13 vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai  i tregon se çfarë do t’i bëj gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet FB deri në orët e vona të natës.

Në profilin  e vajzës  ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël.  Më e rënda është e  një 30 vjeçari  i cili i thotë që është e njomë dhe pyet nëse është e ‘prishme’ apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryej marrëdhënie me të, edhe pse  është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks pa humbur virgjërinë. Në Facebook  mban emrin Çuni Pasiv.

Still0502_00026

Rreziku që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale nuk parashikohet në ligj

Fiksi u  interesua edhe  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  lidhur me këtë ngjarje. Një specialiste  e krimit kibernetik,  konfirmon se  për ta është e ndaluar të stimulojnë  raste si ky i” Fiks Fare”, për të zbuluar apo arritur tek pedofilët apo abuzuesit. Sipas saj denoncime të ngjashme, që kanë ardhur për raste të tilla, janë vetëm 2, dhe ato kanë ardhur nga shteti Italian për dy shtetas shqiptarë. Ndërsa shumë denoncime nga Shqipëria bëhen për vjedhje të identitet të personave.

Still0502_00029

Altin Hazizaj Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve thotë për Fiks Fare se  kjo është pedofili. Ligji nuk e parashikon këtë  lloj krimi që vjen nga rrjetet sociale, ndërsa specialistëve të krimit kibernetik nuk i lejohet të stimulojnë apo infiltrohen në rrjetet sociale për të zbuluar abuzuesit. “Në muajin nëntor kemi kërkuar pranë Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, ndryshimin e 13 neneve të Kodit Penal pikërisht për këtë situatë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye do ta ripërsërisim këtë kërkesë edhe në muajin maj” shtoi ai.

Fiksi intervistoi edhe  Vasilika Hysin, nën kryetare e Komisionit të Ligjeve e cila thotë se situata duhet të ndryshohet menjëherë dhe duhet filluar që nga ligji. Sipas një nisme edhe të Unicef , situata në rrjetet sociale është alarmante dhe në to përfitojnë abuzues dhe pedofilë.

Top Channel

Still0502_00028

Still0502_00031

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit