Jeni lodhur nga lëvizja e kursorit në telefonin tuaj iPhone?
Zgjidhja ka ardhur… Në fakt ka qenë aty prej kohësh, por shumë pak persona mund ta kenë ditur.
“Hileja” ka të bëjë me pjesën e selektimit të tekstit, një aspekt që ka shfaqur probleme për shumicën e përdoruesve të iPhone.
Sipas këtij marifeti, në rast se e mban shtypur butonin “Space” dhe pastaj e lëviz atë, mund ta zgjedhësh pjesën e tekstit që dëshiron, pa u munduar siç ndodh zakonisht me gishtin e madh.