20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Gjykata izraelite miraton dëbimin e 104 familjeve palestineze në Kuds

Më të lexuarat

“Vendimi do të thotë se më shumë se 100 familje me shumë gjasë do të humbasin shtëpitë e tyre që t’u jepen kolonëve hebrenj”, tha Fahkri Abu Diab, zëdhënës i Komitetit për Mbrojtjen e Tokës

 

Gjykata e Lartë e Izraelit miratoi dëbimin e dhjetra familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjykata hodhi poshtë një peticion kundër vendimit, të paraqitur nga familjet, për t’i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre në lagjen Silwan të Kudsit Lindor, në jug të kompleksit Al-Aksa”, tha për AA Fahkri Abu Diab, zëdhënës i Komitetit për Mbrojtjen e Tokës, një organizatë joqeveritare palestineze.

“Familjet e parashtruan kërkesën në Gjykatën e Lartë pasi urdhrat e dëbimit ishin lëshuar nga një gjykatë e qarkut në Kuds”, tha Abu Diab.

“Vendimi do të thotë se më shumë se 100 familje me shumë gjasë do të humbasin shtëpitë e tyre që t’u jepen kolonëve hebrenj”, shtoi ai.

Sipas Abu Diab, familjet aktualisht jetojnë në 70 shtëpi të ndërtuara në afërsisht pesë mijë metra katrorë.

Grupet e kolonive hebreje pretendojnë se toka në të cilën u ndërtuan këto shtëpi ishte në pronësi të hebrenjve jemenas para vitit 1948, kur u krijua shteti izraelit.

Izraeli okupoi Bregun Perëndimor palestinez, përfshirë Kudsin Lindor, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një hap që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli e aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit hebre.

E drejta ndërkombëtare vazhdon ta konsiderojë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i cilëson të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebreje në atje si të paligjshme.

Palestinezët akuzojnë Izraelin për zhvillimin e një fushate për “hebraizimin” e qytetit me qëllim të heqjes së identitetit historik arab dhe islam dhe dëbimin gradual të banorëve të tij palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit