1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Muhamed Ali u konvertua në Islam

Më të lexuarat

Konvertimi publik në Islam i Muhmamed Ali më 1964, ishte një nga momentet kyçe në jetën e tij. Ky vendim tërboi kritikët e tij – gazeta në vendin e tij të lindjes do t’i referohej atij si me emrin e lindjes Clay, për vite me radhë – dhe bëri që ai të refuzonte shërbimin si ushtar në Vietnam.

Ali, që vdiq më 3 qershor, 2016 në moshën 74 vjeçare, kishte treguar një mori arsyesh të ndryshme pse ishte konvertuar në Islam.

Tani ka dalë një version i ri i historisë së Ali, që e definon më së miri arsyen e tij, shkruan Time.

Në librin e tij të ardhshëm “Ali: Një jetë” që do të dalë në tetor nga autori Jonathan Eig, thuhet se arsyeja pse boksieri u konvertua në Islam tregohet në një letër që ai ia kishte shkruar gruas së tij të dytë

Në letër, e cila besohet se është shkruar në fund të viteve 60, Ali përshkruan se kishte parë një film vizatimor në gazetën ‘Nation of Islam’, “Muhamedi Flet”, në vendin e tij të lindjes Louisville.

Filmi i ilustruar vizatimor tregonte se si pronarët e bardhë të skllevërve i rrihnin brutalisht skllevërit e tyre, përderisa insistonin që ata t’i luteshin Jezusit. Mesazhi: Krishterimi ishte feja e shtypësve të bardhë.

“Më pëlqeu ai film”, shkroi Ali. “Më bëri diçka. Kishte kuptim”, shkroi ai. Mund ta shihni letrën më poshtë, së bashku me një transkriptë të përmbajtjes.

“E bleva gazetën. Dhe një gjë në gazetë më bëri ta mbaj atë, dhe ajo ishte një film i vizatuar. Filmi ishte rreth skllevërve të parë që kishin arritur në Amerikë, dhe tregonte se si skllevërit e zinj largoheshin nga plantacioni për t’u lutur në gjuhën arabe duke u kthyer kah lindja. Dhe pronarët e bardhë do të nxitonin pas skllevërve me një kamzhik dhe do t’i godisnin të shkretët në shpinë dhe do t’iu thoshin, ‘çfarë po bëni që po luteni në atë gjuhë, çfarë ju kam thënë të flisni’, dhe skllevërit thoshin, ‘po zotëri, po zotëri’. Do t’i lutemi Jezusit, zotëri, Jezusit’. Dhe më pëlqeu ai film. Më bëri diçka. Dhe kishte kuptim”.

Përshkrimi i Ali i përshtatet një skice të printuar në dhjetor të vitit 1961, në edicionin e “Muhamedi Flet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit