2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbulohen sekretet si futën shqiptarët 400 milionë euro kokainë në Gjermani

Më të lexuarat

Zbulohen detajet e mekanizmit se si vepronte një organizatë kriminale shqiptare, e cila besohet se mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro.

Në fletëarrestin e lëshuar nga policia e landit të Bavarisë renditet e gjithë dinamika e këtij super operacioni kriminal ku ishin përfshirë 13 shtetas shqiptarë tashmë të arrestuar, njofton Report.tv. Disa prej 13 anëtarëve të këtij grupi kriminal udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identikuar nga policia.

Shqiptarët e arrestuar

Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj. Të huaj: Alberto Kochsiek, Anel Begovic, Ko Oteng.

Fletë arresti ku janë renditur akuzat nis me shpjegimin e marrjes së Kokainës nga magazinat e firmës Greenyard. Policia gjermane më tej në fletearrestet e lëshuara tregon përbërjen e këtij grupi kriminal. Ne disa raste, thuhet se anëtaret e grupit vepruan ne përputhje me marrëveshjet e tyre, ne menyre te tille qe kokaina te transportohej e fshehur ne kutite e bananeve me ane te detit drejt Hamburgut.

Policia e Bavarisë: “Më 25.04.2018 rreth orës 00:05, të dy fajtorët në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët janë punëtorë të rmës Greenyard, morën nga magazinat e rmës Greenyard në Hamburg , një sasi deri tani të panjohur kokaine, rreth 180 kg dhe e ngarkuan atë përfundimisht në makinën tip Opel Vivaro. Makina tip Opel-Vivaro drejtohej nga të akuzuarit Mevlan Beca dhe Granit Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane nga grupi, pa e përcaktuar dot se kur është futur, me qellim shitjen.”

Në një orë jo të përcaktuar të datës 14.09.2017 u bashkuan disa persona, bashkë me ta edhe të akuzuarit në një grup, me qellim që të sillnin një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori në rajonin e Republikës Federale Gjermane, për ta shitur atë më tutje. Grupi përbehet nga të akuzuarit Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, dhe persona të tjerë deri tani të paidentikuar.

Bananet bashkë me kokainën transportoheshin më pas duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e rmës Greenyard në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani, duke mos e pasur kurrë deri në këtë moment në ruajtje të grupit. Sipas marrëveshjes së tyre paraprake, të bazuar në një plan-veprimi, ata i thyen me dhunë derën ose më mirë të themi dyert e magazinës së gomave. Më në fund ata gjetën markën/llojin e bananes të importuar nga Ekuadori, bashkë me numrin e paletës dhe e kthyen atë përsëri në Hamburg për ta shitur.

Brenda grupit i akuzuari Dario Lame luante rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider Hamburg për takime konspirative të anëtarëve të bandës. I akuzuari Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e Kokainës nga magazinat e gomave. Kanë qëndruar në po të njëjtin apartament, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Në emër të të akuazuarit janë të regjistruara një makinë tip Mercedez Benz dhe një autoveturë personale tip Skoda të cilat përdoreshin nga anëtarët e bandës. Të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj udhëtonin nga Shqipëria rregullisht sa herë që kishin ndërhyrje të tilla. I akuzuari Ndoj ka qenë prezent ne te gjitah këto nderhyrje kur merrej kokaina nga magazinat e kompanisë Greenyard.

I akuzuari Agim Zeka është punëtor i rmës Greenyard në Hamburg. Si i tille ai ka akses në sistemin e hyrjes dhe daljes së mallrave. Ai u bën me dije anëtarëve të tjerë të bandës , kur vijnë arkat me kokainë, në magazinat e rmës Greenyard. Ato transportohen, me qëllim që anëtaret e tjerë të bandës të mund ta sigurojnë kokainën. Të akuzuarit Mevlan Beca dhe Granit Bajrami marrin detyrën e transportuesit , të akuzuarit Tola dhe Begovic sigurojnë transportin.

Me date 16.09.2017 grupi kishte fshehur 228 kilogram kokainë, me 85,9% përmbajtje droge të cilën e futën në Gjemani me anë të portit të Hamburgut. Me datë 24.11.2017 ,grupi futi në Gjermani me anë të portit të Hamburgut rreth 96 Kilogram kokainë, me qëllim shitjeje. Me datë 03.12.2017, grupi futi në Gjermani duke fshehur në kuti bananesh më shumë gjasa një sasi prej 320 kg kokainë nga porti i Hamburgut drejt Gjermanisë. Me datë 25.04.2018 të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj në bashkëpunim me të tjerë , punëtorë të rmës Greenyard morën një sasi deri tani të pacaktuar kokaine dhe e ngarkuan atë në automjetin tip Opel Vivaro që drejtohej nga te akuzuarit Beca dhe Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane.

Në tetë raste ata janë marrë me shitjen në sasi jo të vogla të lëndëve narkotike dhe të kenë vepruar si anëtarë të një bande, gjë që ka çuar në kryerjen e veprimeve të tilla dhe në një rast, nga i njëjti veprim të kenë patur në të njëjtën kohë një armë zjarri ose objekte të tjera me vete, të cilat janë të përshtatshme dhe të përcaktuara nga vetë natyra e tyre për plagosjen e personave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit