Sistemi i skanimit të sëmundjeve gjenetike kontribuon në përshpejtimin e kurimit dhe në shpëtimin e jetëve.
Mësimdhënësi i Katedrës së Mjekësisë Gjenetike në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Egje (Ege), Doç. Dr. Hüseyin Onay përgatiti një sistem vendor, të shpejtë dhe të lirë për skanimet gjenetike tek të porsalindurit.
Me sistemin në fjalë, që përbëhet nga pajisja e testimit dhe softuerit të përgatitur me mundësi vendore dhe kombëtare, do të sigurohet përhapja e përcaktimit të sëmundjeve gjenetike tek të porsalindurit.
Në këtë mënyrë synohet kurimi i shumë sëmundjeve që mund të rezultojnë me vdekje.