Profeti Muhamed, katërmbëdhjetë shekuj më parë, na ka lajmëruar për ekzistimin e një zjarri nën det dhe ekzistimin e një deti nën atë zjarr. Athua vallë kush mund ta ketë lajmëruar për këtë që vetëm tash së fundmi e ka zbuluar shkenca?!
Gazeta Daily Mail ka publikuar një zbulim interesant, atë të një deti të thellë 400-600 km nën sipërfaqen e tokës, ose më saktë, nën shtresën e tretë të saj.
Deti përmban sasi uji trefish më shumë se uji që gjendet mbi sipërfaqen e tokës. Zbulimin e kanë prezantuar shkencëtarët në mars të këtij viti (2014).
Kështu, ne kemi det mbi tokë, të cilin e shohim, pastaj nën të ka një kore të butë, nën të cilën vijon shtresa e dytë e tokës, pas të cilës vjen shtresa e tretë, e cila është e zjarrtë dhe prej së cilës shpërthejnë vullkanet dhe llavat e shtrira të zjarrit, e nën këtë shtresë ka një det, të cilin e zbuluam tash në këtë vit.
Ta meditojmë këtë formë (të planetit tokë) e pastaj të ndalemi tek hadithi profetik:
Toka, nga jashtë, duket e kaltër, e bukur, por në brendësi fsheh zjarr dhe lavë të shkrirë zjarri. Shtresa e jashtme është e mbështjellë me dete, re dhe qetësi, por nën korën e tokës, ka shtresa të zjarrta, ndërsa nën këtë shtresë të zjarrtë, ka det të madh.
Kështu, shtresat e tokës bëhen shtatë:
Korja e tokës
Litosfera
Mbështjellësi i epërm
Mbështjellësi i mesëm, ky që përfshin këtë detin e madh të zbuluar tash së fundmi
Mbështjellësi i poshtëm
Bërthama e jashtme
Bërthama e brendshme
Pra, tashmë kemi një imazh më të qartë të tokës dhe shtresat e saj janë shtatë. Në këtë të vërtetë ka aluduar Kur’ani.
Në kaptinën et-Talak, ajeti 12, Allahu i Madhëruar ka thënë:“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet”.
Burimi: Daily Mail, mars 2014
Atëherë, e vërteta e bindshme shkencore po thotë se nën det ka zjarr dhe llavë zjarri ndërsa nën të ka det. Ne kemi këtë renditje:
Det
Zjarr
Det
Po Muhammedi, si e ka trajtuar këtë çështje shkencore, të cilën shkencëtarët nuk arritën ta zbulojnë vetëm se në shek. XXI?
Ka thënë Pejgamberi “…ngase nën det ka zjarr,e nën zjarr ka det.
Ky hadith na lajmëron për zjarr nën det. Shkencëtarët këtë e kanë vërtetuar vite më parë ndërsa tani vërtetuan se nën këtë zjarr ka det. Kjo flet për vërtetësinë e profetësisë së Muhammedit.
Ing. Abdudaim el-Kehil
Përshtati:Sedat Islami
Burimi: www.kaheel7.com
Referenca e autorit: The vast reservoir hidden beneath the Earth’s crust,
www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2579584/The-vast-reservoir-hidden-Earths-crust-holds-water-ALL-oceans.html