1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Zbulimet tronditëse të gazetarit izraelit mbi disfatën në Gaza

Më të lexuarat

Kështu po zhbëhet miti i një ushtrie përballë një rezistence

Korrespondenti ushtarak i Channel 13 izraelit, Alon Ben David, zbuloi detajet se sa automjete të blinduara ushtarake ka humbur ushtria izraelite në agresionin aktual kundër Gazës.

Në një artikull në gazetën hebraike Maariv, Ben David deklaron se ka vizituar një nga dy qendrat logjistike të krijuara nga ushtria pushtuese në Rripin e Gazës dhe se në ato qendra ka më shumë se 500 automjete të blinduara të dëmtuara ose të shkatërruara.

David zbuloi se lufta në Gaza ka konsumuar shumë më tepër armë sesa ka vlerësuar ushtria pushtuese në të gjitha planet e saj të luftës dhe në muajt e fundit ka blerë më shumë armë sesa ka blerë në vite, konsumi ka qenë i lartë që nga fillimi i luftës.

“Në 76 vitet e ekzistencës së saj, IDF nuk u ndërtua për një luftë nëntë mujore. Ushtria është ndërtuar si një ushtri shoku, e cila në momentin e komandës mobilizon një forcë rezervë, në një kohë të shkurtër del me vendosmëri dhe kthehet në normalitet”, shpjegon David.

Ai tregoi se të gjitha planet operacionale të ushtrisë izraelite, në mbrëmjen e 7 tetorit, ishin për një luftë që do të zgjaste disa javë. “Askush nuk priste një luftë që do të zgjaste një vit ose më shumë. Ushtria nuk ishte gati për të, as nga furnizimet nga lodhja e njerëzve dhe as nga pajisjet. 666 ushtarë vdiqën, 3922 u plagosën dhe më shumë se 11,000 ushtarë kishin nevojë për trajtim psikologjik që nga fillimi i luftës”.

 David më në fund deklaron se oficerët izraelitë po paralajmërojnë qeverinë izraelite se ushtria nuk është gati për një luftë të gjatë dhe hapjen e një fronti të ri me Hezbollahun në Liban. Sipas tyre, ky do të ishte një gabim strategjik i barabartë me atë që ndodhi më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi ushtrinë izraelite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit